Matura

Lista e veprave letrare që duhet të lexojnë maturantët

Kjo është lista e librave nga të cilat u zgjodhën pjesët për provimin e maturës të vitit shkollor 2015-2016. Të gjithë nxënësit që në shtator ulen në bankat e shkollës si maturantë do të ishte mirë t’i lexonin këto vepra.

Përgatitja për provimet e maturës shtetërore nis menjëherë pasi nxënësit përfunfojnë vitin e tretë. Duke dashur t’iu vijmë në ndihmë maturantëve të ardhshëm po publikojmë listën e librave nga të cilat u zgjodhën pjesët për provimin e maturës të vitit shkollor 2015-2016. Të gjithë nxënësit që në shtator ulen në bankat e shkollës si maturantë do të ishte mirë t’i lexonin këto vepra. Përzgjidhni librin që doni të lexoni gjatë pushimeve tuaja.


Poezi

Homeri “Iliada”; Populli “Këngë të epikës legjendare shqiptare”; N. Frashëri “Lulet e verës”; De Rada “Këngët e Milosaos”; Bajron “Çajld Harold”; Fishta “Mrizi i zanave”, Poradeci “Lirika”; Migjeni “Vargjet e lira”; Kadare “Ca pika shiu ranë mbi qelq”.


Prozë

Servantes “Don Kishoti”; Hygo “Katedralja e Parisit”; Pashko Vasa “Bardha e Temalit”; Balzak “Evgjeni Grande”; “Xha Gorio”; P. Marko “Qyteti i fundit”; Kadare “Kështjella”; Kamy “I huaji”; Markes “100 vjet vetmi”; Koliqi “Tregtar flamujsh”.


Dramë

Eskili “Prometeu”; Shekspir “Romeo dhe Zhuljeta”, “Mbreti Lir”, “Makbeth”,“Hamleti”; Molier “Mizantropi”; Ibsen “Shtëpi kukulle”, ”Armiku i popullit”; Çajupi “14 vjeç dhëndër”; Noli “Izraelitë dhe filistinë”.


(Portali Shkollor)

11,678 Lexime
8 vjet më parë