Lojë për fëmijë

Loja me argjilë

"Loja me argjilë", një aktivitet interesant për t’u realizuar me nxënësit apo fëmijët tuaj. Në linkun më poshtë ju tregojmë se si ta zhvilloni atë.

"Loja me argjilë" është një lojë kreative dhe argëtuese për fëmijët, e cila përdor dhe eksploron argjilën. Kjo lojë lejon fëmijët të përdorin duartë e tyre për të formuar vazo të vogla, duke i lënë të krijojnë dhe eksperimentojnë me forma të ndryshme. 

Në vazhdim ju tregojmë se si mund ta realizoni këtë aktivitet bashkë me fëmijët tuaj:


Përgatitni materialet

Para se të filloni, sigurohuni që të keni të gjitha materialet e nevojshme siç janë  lulet e shtypura dhe argjila që thahet në ajër.



Formoni vazot

Ndajeni argjilën në copëza të vogla dhe thojuni fëmijëve të formojnë vazo të vogla. Lërini ata të formojnë format që duanë duke lënë kreativitetin e tyre të rrjedh lirshëm. 



Shtypni lulet

Një detaj i veçantë që mund të shtoni është shtypja e luleve në argjilë. Këshilloni fëmijën tuaj të vendosë lule në sipërfaqen e argjilës dhe t'i shtypë lehtë me gishtat e tyre. Kjo do të krijojë një efekt të bukur dhe do të bëjë vazot më tërheqëse.



Thajeni argjilën

 Lëreni vazot të thahen në ajër për një periudhë kohore të caktuar në mënyrë që të arrihet rezultati final dhe të mos prishet forma e vazos.



Përfundoni me Modge Podge

 Modge Podge është një lloj ngjitësi i cili përdoret në aspekte të ndryshme dhe në këtë rast mund të përdoret për ti dhënë vazos një efekt të ndritshëm dhe për ta mbrojtur atë. Nuk është e domosdoshme të përdoret, por e dëshirueshme.


Loja me argjilë është më shumë shkon përtej kreativitetit dhe argëtimit të fëmijëve, pasi është një mënyrë e ndërtimit të kujtimeve të çmuara që mbesin gjithherë prezente.



Burimi: Kliko këtu



©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

198 Lexime
2 javë më parë