Mamelonët ose dhëmbët me maja te fëmijët
Mamelonët krijohen që në stadin e formimit të dhëmbëve dhe spekulimet thonë se majat e formuara ndihmojnë të shpojnë gingivën. Me kalimin e viteve këto zhduken si pasojë e një konsumimi të lehtë, gjatë përtypjes, të folurit etj. Në rast se jo këto me rritjen e fëmijës përbëjnë një shqetësim estetik.
Mamelonët gjenden në dhëmbët frontalë si në nofullën e sipërme ashtu dhe në atë të poshtmen.
Më së shumti në denticionin e përhershëm.
Këto krijohen që në stadin e formimit dhe spekulimet flasin për një dalje më të lehtë të dhëmbëve të përhershëm, majat e formuara ndihmojnë të shpojnë gingivën. Mamelonet janë të përbëra vetëm nga smalti, ndërkohë që sipërfaqja tjetër e dhëmbëve është smalt dhe dentinë.
Me kalimin e viteve këto zhduken si pasojë e një konsumimi të lehtë, gjatë përtypjes, të folurit etj.
Në rast se jo këto me rritjen e fëmijës përbëjnë një shqetësim estetik. Dentisti kryen një lëmim ose drejtim të lehtë me disk, nëse situata e kavitetit oral na lejon duke i drejtuar disi majat ose me rritjen e fëmijës kryhen rregullime restorative për të patur një estetikë të kënaqshme.
Nga Dr. Eldona Sipri
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Ja disa rregulla se si ruhen produktet në frigorifer
Cilat ushqime duhet të konsumojnë fëmijët që të kenë një kujtesë sa më të mirë për mësimet?
Si të gatuajmë sanduiç me vezë?