Manuali për hartimin e projekteve kurrikulare në lëndën Matematikë

Manuali për hartimin e projekteve kurrikulare në Matematikë udhëzon mësuesit në planifikimin dhe zbatimin e projekteve që zhvillojnë mendimin logjik, zgjidhjen krijuese të problemeve dhe kompetencat digjitale, duke lidhur konceptet matematikore me situata reale të jetës.

Ky manual ofron udhëzime metodologjike dhe shembuj praktikë projektesh kurrikulare dhe mbështet mësuesit në planifikimin, zbatimin dhe vlerësimin e tyre. Projektet synojnë të integrojnë njohuritë përmbajtjesore me çështjet globale të jetës reale, duke nxitur mendimin kritik, krijimtarinë, bashkëpunimin dhe zhvillimin e kompetencave të shekullit XXI. Ky publikim sipas ASCAP përbën një kontribut të rëndësishëm institucional në rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe në zbatimin e kurrikulës me bazë kompetencash.


© Portali Shkollor Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

573 Lexime
3 ditë më parë