Të dhëna dhe studime

Mbrojtja e fëmijëve në internet, udhëzues për prindërit

Teknologjia po përshtatet me nevojat e njerëzve, por të shumtë janë ata që nuk i mendojnë rreziqet që përcjell përdorimi i teknologjisë. Një studim i fundit tregon që 68% e prindërve kurrë nuk kontrollojnë aktivitetin e fëmijës së tyre në internet.

Ne po shohim çdo ditë impaktit të teknologjisë në jetën tonë të përditshme. Shumë nga ne mendojnë si ndikon teknologjia te ne, personalisht. Por sa nga ju kanë menduar çfarë ndikimesh ka te fëmijët?


85% e nënave thonë që e përdorin internetin për t`i mbajtur të zënë fëmijët.

Fëmijët po marrin pajisje që suportojnë internetin në një moshë shumë të vogël. Disa studime tregojnë që 83% e amerikanëve kanë tableta dhe 77% kanë smartfonë.


Edhe në shkollë teknologjia është e bollshme. Mësuesit japin detyra shtëpie që kërkojnë për hulumtimin në internet dhe përdorimin e aplikacioneve të ndryshme për të menaxhuar detyrat.


Teknologjia po përshtatet me nevojat e njerëzve, por të shumtë janë ata që nuk i mendojnë rreziqet që përcjell përdorimi i teknologjisë. Një studim i fundit tregon që 68% e prindërve kurrë nuk kontrollojnë aktivitetin e fëmijës së tyre në internet. Dhe aktiviteti rritet çdo vit më shumë.


Për shumë fëmijë, bota virtuale është diçka më shumë se bota reale. Është e rëndësishme, për të mirën e fëmijëve, ne duhet të kuptojmë se çfarë shikojnë ata në internet, qoftë gjë e mirë apo e keqe, dhe duhet të kuptojmë çfarë ndikimi fizik dhe psikologjik ka te fëmijët që shikojnë.


Problemi, që shumica nga ne do e pranonte, është që ne ndjehemi sikur nuk e kuptojmë botën virtuale. Instagram, Snapchat dhe Facebook janë mjaft të ngatërruar. Gjithashtu, ne nuk ndjehemi aq të aftë për të kontrolluar lundrimin e fëmijëve në internet.


Por kemi një lajm të mirë për ju. Nuk është e vështirë për të vendosur disa kontrolle teknike për të mbrojtur fëmijët gjatë përdorimit të internetit. Por më e rëndësishmja, gjëja më e mirë që mund të bëni për të mbrojtur fëmijët është të flisni ta. Vendosni kufij për çfarë dhe kur mund të aksesojnë internetin, por duhet të jeni aty dhe të gatshëm për t`i ndihmuar dhe për t`i këshilluar nëse ata gabojnë. A nuk është ky kuptimi i të qenit prind?


Në këtë artikull kemi shënuar tetë pika ku ju duhet të fokusoheni se si t`i mbroni fëmijët gjatë përdorimit të aplikacioneve dhe internetit. Në varësi të moshës së fëmijëve, jo të gjithëve do ju shërbejnë këto pika në këto momente. Por mos e mendoni vetëm si një udhëzues si të veproni në këto momente por kushtojini rëndësi përgjatë kohës që fëmija rritet.

1. Celularët dhe aplikacionet

Sipas një studimi, mosha mesatare që një fëmijë merr një smartfon (celular inteligjent), është 10 vjeç. T`i japësh fëmijës një smartfon ka shumë përfitime. Celulari është një mjet sigurie. Fëmija mund ta përdorë që të ju tregoje kur të arrijë në destinacion, ju telefonon që ju të shkoni ta merrni ose të telefonojë në raste urgjente. Ju gjithashtu mund të përdorni GPS-në në celularin e tij për ta kontrolluar gjithmonë vendndodhjen e tij/saj. Mendimi që ju mund të kontaktoni në çdo moment me ta ju lehtëson mendjen si prind.


Por sidoqoftë, smartfonët, edhe mund të keqpërdorën dhe në disa situata fëmijët mund të jenë të cenueshëm. Ngaqë celularët janë pajisje personale, ju nuk mund ta dini se si dhe për çfarë e përdorin fëmijët.


Nëse po mendoni t’i dhuroni fëmijës tuaj një smartfon të ri, duhet të vendosni paraprakisht disa rregulla për përdorimin e tij. Nëse fëmija juaj e ka atë tashmë, atëherë ende nuk është vonë për të ndryshuar disa rregulla në familje. Tregojuni atyre që të pasurit e një smartfoni është një përgjegjësi e madhe.


Më poshtë po ju rendisim disa masa paraprake për përdorimin e smartfonit:

• Nënshkruani një kontratë me rregulla me fëmijën tuaj për përdorimin e smartfonit. Printoni këtë listë me rregulla dhe ngjiteni në një vend të dukshëm në shtëpi.

• Shkarkoni kontrollet prindërore. Aplikacionet e kontrolleve prindërore ju japin mundësi: të kontrolloni dhe të përcaktoni limitin e përdorimit të internetit, të gjurmoni vendndodhjen e smartfonit dhe të ndaloni funksionimin e disa programeve në kohën që dëshironi. Si për shembull, çaktivizimi i mesazheve gjatë ngarjes së makinës.

• Vendosni një kohë të caktuar që fëmija mund të përdorë smartfonin ngjatë ditës.

• Bëhuni edhe ju një shembull i mirë në sy të fëmijës. Mos e përdorni celularin në tavolinën e ngrënies dhe mos e përdorni gjatë ngarjes së makinës.

• Vendosni prizat e karikimit në dhomën e ndenjes. Celularët duhet të rrinë larg dhomës së fëmijëve dhe ata nuk do e përdorin celularin gjatë natës deri në orët e para të mëngjesit.

2. Përmbajtja e transmetimit dhe televizorët e zgjuar (Smart TV)

Na pëlqen të kujtojmë kohët kur e gjithë familja mblidhej para televizorit për të parë diçka të përgjithshme të gjithë sëbashku. (Në realitet, shumë nga ne me siguri kanë pasur një televizor në dhomë dhe kemi kaluar shumë kohë duke parë televizor pa ndonjë udhëzim nga prindërit.)


Transmetimet në internet kanë arritur majat në ditët e sotshme dhe janë shumë filma dhe emisione në qarkullim që vetëm nëpërmjet një klikimi me gisht janë të aksesueshme nga gjithkush që dëshiron. Problemi qëndron te fakti se, për fëmijët, disa nga këta filma dhe emisione janë të papërshtatshme dhe nuk kontrollohen.


Por ka edhe transmetime me përfitime. Ka shumë programe dhe dokumentare edukative të cilat nuk janë të bombarduara me reklama komerciale siç ndodh në televizor. Ju mund të hapni një botë komplet të re për fëmijët. Çelësi është se si e përdorni.


Shumica e transmetimeve kanë kontrolle prindërore, disa siguri më të lartë dhe disa me siguri më të ulët. Për shembull, Netflix, ju lejon të krijoni dhe të ndani profilet e veçanta për ju dhe fëmijët tuaj.


Përdorimi i këtyre mjeteve ju siguron që fëmija juaj ka akses vetëm për materiale të përshtatshme për moshën. Profili juaj në Netflix ka opsione shtesë dhe ngjyrë të ndryshme menuje nga ajo e profilit të fëmijës dhe kështu është e dallueshme nëse keni hapur profilin e duhur. Por kjo nuk do të thotë që të mos jeni vigjilent ndaj fëmijëve që do mundohen të kalojnë në profilin tuaj.


Gjithsesi, këto mjete, nuk mund të zëvendësojnë bisedat midis jush pasi bisedimi dhe arsyetimi ngelen mjetet më të mira.

3. Konsolat (pajisje) e lojërave dhe lojërat në internet (online)


Sipas një studimi, 91% e fëmijëve amerikanë të moshës 2 deri në 17 luajnë video lojëra. 


Konsolat e lojërave për një kohë shumë të gjatë kanë qenë frika dhe shqetësimi më i madh. Me aq shumë lojëra në qarkullim që përfshijnë dhunë dhe përmbajtje seksuale, është e rëndësishme që të jeni të kujdesshëm dhe të vëmendshëm për lojërat që luan fëmija.


Përveç kësaj, konsolat e lojërave që përfshijnë lojërat me shumë njerëz të tjerë njëkohësisht ose lojërat që janë të bazuara kryesisht në internet (online), ju japin mundësi lojtarëve të abuzojnë me njeri-tjetrin. Shumë lojëra i lejojnë lojtarët nga e gjithë bota të komunikojnë me njëri-tjetrin, duke i ekspozuar fëmijët ndaj rrezikut të ngacmimeve seksuale dhe bullizmit kibernetik. Gjithashtu, fëmijët mund të krijojnë lidhje me lojtarët e tjerë dhe mund të shpërndajnë informacione personale.


Lojërat mund të shihen edhe si anë pozitive për fëmijët. Nëpërmjet lojërave fëmijët mund të zhvillojnë aftësitë e tyre. Lojërat: zhvillojnë aftësinë për zgjidhjen e problemeve, mësojnë si të angazhohen në qëllime afatgjata dhe si është të punosh në ekip. Gjithashtu lojërat mund të jenë një mundësi e mirë për të forcuar lidhjet familjare. Për fatin e mirë, shumica e lojërave japin mundësinë e kontrollit prindëror, në mënyrë që ju të monitoroni lojën e fëmijëve. 

4. Rrjetet sociale

Ndërkohë që formati ka ndryshuar, prindërit janë shqetësuar gjithmonë për emisionet në televizor dhe lojërat për vite me radhë. Rrjetet sociale janë një shqetësim i ri për t’ju shtuar të parave.


Rrjetet sociale përdoren shumë në ditët e sotme, ku më shumë se 71% e adoleshentëve amerikanë përdorin më shumë se një rrjet social. Gjithashtu fëmijët sot kalojnë një kohë të konsiderueshme në rrjetet sociale.


Studimet tregojnë që fëmijët e grupmoshës 8-12 vjeç qëndrojnë në internet për rreth gjashtë orë në ditë, shumicën e kohës në rrjetet sociale, dhe mosha 13-18 vjeç e tejkalonin këtë numër duke qëndruar 9 orë!


Adoleshentët janë më të prekurit për t`u bërë të varur pas rrjeteve sociale. Gjithashtu, rrjetet sociale, mund të jenë një derë për krijimin e shumë problemeve si: bullizmi kibernetik, shpërndarja e përmbajtjeve të papërshtatshme dhe bisedat me të huaj.


Qasja në rrjetet sociale është gjithashtu e rëndësishme për zhvillimin e identitetit social të adoleshenteve. Është mënyra se si lidhen me shoqërinë e tyre dhe mund të jetë një mënyrë e shëndetshme për të kaluar kohën. Rëndësi ka që të kuptohen kufijtë e përdorimit të tyre në mënyrë që të qëndroje një eksperiencë pozitive.

5. Bullizmi kibernetik

Jetët e fëmijëve tanë janë zhvendosur në internet. Për fat të keq, edhe bullizmi është zhvendosur gjithashtu në internet.


Bullizmi kibernetik shihet shpesh në lajme, me raportime ku adoleshentët kryejnë vetëvrasje për shkak të ngacmimeve në internet.


Bullizmi kibernetik ndodh në të gjitha platformat e përmendura më lart dhe vjen në shumë mënyra: duke përhapur thashetheme dhe duke dërguar mesazhe kërcënuese nëpërmjet rrjeteve sociale, nëpërmjet email-it duke u hequr sikur është dikush tjetër dhe duke shpërndarë materiale të turpshme në emrin e tij/saj, dërgimin e fotove private pa pëlqimin e përsonit në fjalë dhe kryesisht duke postuar për një fëmijë tjetër me qëllim turpërimin e tij/saj.


Bullizmi kibernetik është aq shumë i dëmshëm ngaqë është aq publike. Në të kaluarën, nëse një fëmijë binte pre e bullizmit, ndoshta disa nga shokët e tij e shikonin. Sot, informacioni më privat i një fëmije mund të shpërndahet në internet dhe të përhapet me një shpejtësi të madhe kudo. Edhe pse raportohet dhe hiqet ajo ngelet në qarkullim përgjithmonë.


Bullizmi kibernetik nuk ndikon negativisht vetëm tek viktima, por edhe te ai që e ushtron dhe ka një impakt të madh në të ardhmen e fëmijës duke përfshirë pranimet në universitet dhe punësimin.


Gjithashtu bullzimi është i vazhdueshëm. Nëse një fëmijë është objekt i bullizmit tradicional, shtëpia e saj/tij është si një kamp refugjatësh. Ngaqë platformat digjitale janë të aksesueshme nga gjithkush, viktimat e bullizmit kibernetik nuk arrijnë të gjejnë paqe.


Shpesh është shumë e vështirë për të konstatuar nëse fëmija juaj ngacmohet në internet. Ajo ndodh online, kështu që prindërit dhe mësuesit nuk arrijnë ta kuptojnë. Më pak se gjysma e fëmijëve që ngacmohen online ju tregojnë prindërve ose një të rrituri tjetër se çfarë po kalojnë. 


Mënyra më e mirë për të ndaluar bullzimin kibernetik është që prindërit duhet të jenë të vetëdijshëm për sjelljen e fëmijës. Disa shenja dalluese janë:

Një fëmijë që vuan nga bullizmi mund të mbyllë një profil në rrjetet sociale dhe të hapë një të ri. Ai ose ajo fillon të shmanget nga daljet me shoqërinë dhe në grup edhe pse më përpara i pëlqente. Viktima (dhe autori) i bullzimit kibernetik shpesh e fsheh ekranin e kompjuterit ose të celularit kur njerëz të tjerë ju afrohet dhe bëhet i çuditshëm për atë që po bën në internet. Ai/ajo mund të bëhet emocionalisht i/e shqetësuar ose mund të tërhiqet në vetvete.


6. Privatësia dhe siguria e informacioneve

Si prindër, ne jemi më të shqetësuarit rreth efekteve të botës së internetit te mirëqenia emocionale dhe fizike e fëmijës. Fëmijët janë të prekshëm ndaj kërcënimeve të sigurisë së informacionit që mund të shkaktojnë dëme financiare. Këto janë të njëjtat rreziqe që përballen edhe të rriturit: viruse dhe vjedhje identiteti.


Problemi është se fëmijët janë me më pak eksperiencë dhe shumë naiv në krahasim me të rriturit. Për fëmijët, shpërndarja e të dhënave personale, si emri i plotë ose adresa ku jetojnë, mund të mos u duket ndonjë problem i madh. Ata madje mund të mashtrohen nga palë të treta për të ndarë me ta numrin e llogarisë dhe të dhëna të tjera rreth bankës.


Ekzistojnë shumë mënyra dhe rrugë që ndjekin hakerat dhe hajdutët për të marrë informacionet e nevojshme nga fëmijët. Lojëra që shkarkohen falas, filma, madje edhe muzikë e shkarkuar mund të sjellin virus në kompjuter dhe mund të ju vjedhin të gjitha të dhënat.


Hakera që paraqiten si punonjës të ligjshëm të google mund të ju dërgojnë email duke ju kërkuar passwordin e profilit të fëmijës. Ose mund të hiqet si një nga shokët e tij.


Çfarë duhet t`i thoni fëmijës tuaj?


Bisedoni dhe tregoni fëmijëve rreziqet që përmban interneti në ditët e sotme. Sigurohuni që ata të dinë çfarë janë viruset dhe sulmet kibernetike dhe të mos bien pre e tyre vetëm ngaqë shohin faqe interneti të cilat kanë lojëra falas.

• Sigurohuni që të mbajnë të gjitha informacionet personale private dhe kurrë të mos publikojnë emrin e plotë, numrin e celularit, adresën ose shkollën në të cilën shkon.

• Flisni me fëmijët për fjalëkalimin. Një fjalëkalim i fortë është hapi i parë dhe më i mirë për të mbrojtur profilet nga hakerat. Sigurohuni që fjalëkalimi të jetë sa më i gjatë dhe sa më i ndërlikuar.

• Këshilloni fëmijët që të mos përdorin wireless publik pasi është një mënyrë e thjeshtë për hakerat që të futen në pajisjen e tyre.


Çfarë mund të bëni për të krijuar një mjedis të sigurt:


• Instaloni një program antivirusi të fortë në kompjuterin tuaj të shtëpisë dhe në të gjitha pajisjet e anëtarëve të familjes.

• Mendoni të instaloni një VPN (Virtual Private Network – Rrjeti Virtual Privat). VPN enkripton lidhjen e internetit dhe e bën shfletuesin tuaj anonim. Kjo e bën shumë më të vështirë për hakerat për të aksesuar dhe për të vjedhur informacionet private.

• Nëse ju dhe fëmijët tuaj përdorni pajisje të ndryshme në shtëpi, atëherë instaloni një VPN në ruter. Në këtë mënyrë, i gjithë interneti që shpërndahet nga ruteri është i mbrojtur, pa pasur nevojën për të instaluar VPN në çdo pajisje.

• Instaloni një program si Ad Blocker i cili bllokon reklamat në shfletuesin tuaj dhe në këtë mënyrë edhe fëmijëve nuk do ju shfaqen dhe t`i klikojnë ato.

• Nëse fëmijët tuaj kanë smartfone atëherë sigurohuni që parametrat e sigurisë të jenë të vendosura në maksimum.


7. Shikimi e përmbajtjes së papërshtatshme në internet

Ngaqë interneti është aq i hapur dhe publik, fëmijët mund të hasin në përmbajtje të menduar për të rritur, përmbajtje të cilën mund ta mendojnë të dëmshëm, të irritueshëm dhe të mërzitshëm. “Përmbajtje të papërshtatshme” mund të quhen shumë gjëra nga shumë njerëz, nga sharjet tek dhuna dhe tek përmbajtjet seksuale.


Ndoshta nuk është e lehtë, por ju duhet të flisni më fëmijët për çfarë shikojnë në internet. Shumë fëmijë nuk u tregojnë prindërve kur shohin diçka që ndoshta nuk duhet ta shihnin. Nga frika se prindërit mund të nevrikosen dhe mund t`ju heqin pajisjen ose internetin.


Nëse fëmija juaj ju tregon një gjë të tillë, gjëja më e mirë është të përgjigjeni qetësisht dhe të jeni të hapur për bisedim. Nëse përmbajtja për të cilën po flisni është seksuale me shumë siguri fëmija do ndjehet i turpëruar sepse po flet me prindërit për një problem të tillë. Bëjuani me dije që ju jeni aty për ata dhe jeni gati për t’ju përgjigjur për çdo pyetje pa gjykime.


Adoleshentët mund të shohin përmbajtjet seksuale për arsye të ndryshme. Mund ta kenë parë aksidentalisht, një shok mund të u a ketë dërguar ose mund ta kenë gjetur vetë nga kurioziteti.


Ndihmon shumë nëse flisni hapur dhe sinqerisht për seksin dhe biseda për pornografinë në internet është një pjesë e rëndësishme. Shumë studime tregojnë që pornografia mund të ketë efekte të shumta tek të rinjtë. Atyre mund t’u krijohen shume mendime të shtrembëruara dhe të pashëndetshme rreth seksit. Pornografia gjithashtu mund të drejtore njerëzit në rrugë të gabuar duke të tjerët si objekte dhe jo si qenie njerëzore me mendime dhe ndjenja. Në anën tjetër është shumë normale të bëhesh kurioz rreth seksit dhe lidhjeve. Kjo bisedë është një rast i mirë t`i drejtoni fëmijët në rrugën e duhur se çfarë do të thotë seksualitet.


Ka një numër të madh mundësish që të shmangni fëmijët nga përmbajtje jo të duhura për ta, si për shembull duke vendosur kontroll prindëror në lidhjen tuaj të internetit.


Flisni me fëmijët:

• Tregoni fëmijëve se mund të flasin me ju çdo herë që ata janë të shqetësuar ose nëse kanë pyetje për diçka që mund të kenë parë në internet.

• Bëjuani me dije që është normale të jenë kurioz rreth seksit. Drejtojini ata në faqe interneti pozitive ku mund të mësojnë atë që kërkojnë. Ndoshta ju e ndjeni që do ishte më mirë nëse kërkoni sëbashku.


Si mund të bllokoni përmbajtjet e papërshtatshme:

Vendosni filtra për të bllokuar përmbajtjet e papërshtatshme si pornografia. ISP (Internet Sercive Provider – Ofruesi i Shërbimit të Internetit) duhet të ofroje kontroll prindëror falas. Zakonisht janë shumë të thjeshta për t`u vendosur.

• Vendoseni Google-in në formën “safe”(të sigurt) në mënyrë që fëmijët të mos shikojnë pa dashje përmbajtje të papërshtatshme në rezultatet e kërkimit.

• Instaloni një Ad Blocker për të parandaluar viruse që mund të jenë me përmbajtje të papërshtatshme.

8. Grabitqarët në internet

Në seksionin e fundit, ne do i hedhim një sy rrezikut më të errët dhe më të frikshëm nga të gjithë: grabitqarët e fëmijëve që qarkullojnë në internet. Sipas një statistike 13% e të rinjve më lidhje interneti kanë rënë pre e favoreve të padëshiruara seksuale.


Grabitqarët provojnë të krijojnë lidhje me viktimat në internet dhe më vonë i mashtrojnë të takohen me ta dhe t`i shfrytëzojnë.


Intereneti u`a ka lehtësuar jetën grabitqarëve në këtë drejtim. Ata e shënjojnë viktimën e tyre nëpërmjet platformave të ndryshme si për shembull: rrjeteve sociale, email-it, mesazheve në celular etj. Por mënyra më e përhapur dhe më e përdorur janë chatroom-et. 76% e njohjeve ndërmjet viktimave dhe grabitqarëve kanë filluar në këtë formë.


Shpesh grabitqarët krijojnë identitete të shumta në internet, duke u hequr si fëmijë për të mashtruar fëmijët e tjerë për të biseduar me ta. Ata zbulojnë sa më shumë informacione që munden për fëmijën që kanë shënjestruar duke kërkuar për ta nëpërmjet rrjeteve sociale dhe postimeve në chatroom-e.


Ata mund të kontaktojnë një numër të madh fëmijësh njëkohësisht, por fokusohen të ai më i prekshmi. Këta grabitqarë nuk janë të kënaqur vetëm duke biseduar me fëmijët në internet. Ata  shpesh mundohen t`i mashtrojnë viktimat për aktivitete seksuale në internet, nëpërmjet kamerës ose duke dërguar fotografi seksuale. Ata gjithashtu mund të provojnë të takohen dhe të abuzojnë më viktimat.


Nuk është e lehtë të kuptohet nëse një fëmijë bezdiset nga një njeri i tillë, ngaqë ata e mbajnë të fshehtë nga prindërit. Disa shenja paralajmëruese: këta fëmijë që bezdisen nga grabitqarët mund të bëhen shumë të mbyllur sikur po fshehin një sekret sepse grabitqari shpesh i kërcënon që të mos tregojnë prindërve apo shokëve. Fëmijët mund të bëhen të shpërqendruar, të mërzitur dhe kanë luhatje të emocioneve. Është shumë e rëndësishme që fëmijët të dinë që për çdo problem ju jeni aty  për t`i ndihmuar ata.


Çfarë duhet të flisni me fëmijët?

• Bisedoni me fëmijët për rreziqet që paraqiten nga grabitqarët në internet. Sigurohuni që ata të dinë me kë po flasin në internet dhe të mos ndajnë informacione personale me të huajt.

• Tregojini fëmijëve që ata mund të vijnë tek ju për çdo problem. Nuk ka rëndësi se sa i madh apo i vogël është problemi.

• Mendoni të shikoni së bashku disa materiale edukative që lidhen më këtë temë.

• Nëse mendoni që fëmija juaj është në rrezik, kërkoni ndihmë në shkollë, një punonjësi social ose policisë.


Konkluzion

Ka shumë mjete teknike në dispozicion për të siguruar fëmijët gjatë lundrimit në internet. Këto variojnë nga VPN-të, antiviruset, filtrat e internetit dhe kontrollet prindërore. Por asnjëra nga këta janë të mjaftueshme për të mbajtur të sigurt fëmijët.


Siç e përsëritëm shpesh herë më lart në këtë udhëzues, çelësi nuk është të përvetësoni mjetet e ndërlikuara. (Në fakt, shumica janë shumë të thjeshta për t`u vendosur kështu që mos u dekurajoni).


Më e rëndësishmja, por gjithashtu edhe më e vështira, janë bisedat e shpeshta, të sinqerta dhe të hapura midis jush dhe fëmijëve rreth jetës së tyre. Kujtoni, kompanitë e internetit, rrjetet sociale, lojërat dhe çdo kush tjetër në hapësirën e internetit mund të ju ndihmojnë të vendosni limite në përmbajtje, por jo domosdoshmërisht kanë aq përzemër interesin e fëmijës tuaj.


Njeriu më i mirë dhe më i përshtatshëm për të mbrojtur fëmijët tuaj jeni ju. Bisedimi për sigurinë në internet është një kanal i përshtatshëm për të krijuar besimin dhe pozitivitetin në marrëdhënien tuaj me fëmijën.


Siguria në internet duhet të jetë prioritet për çdo prind. 


(Arnold Përlala, Portali Shkollor)

26,695 Lexime
4 vjet më parë