HUMANIZMI

Mënyra si të mësoni nxënësit të jenë të lumtur

Mësuesit edukojnë doktorë, inxhinierë, të cilët janë ambiciozë dhe kompetitivë. Por nga ana tjetër nuk e kuptojmë çfarë qenie njerëzore edukojmë, sa human është ai. Qëllimi është t'i bëjmë nxënësit të qeshin më shumë dhe të stresohen më pak.

1. Ushtrimet e mirënjohjes janë ndër ato ushtrime, që na çojnë drejt lumturisë. Mësuesi pyet çdonjërin nga nxënësit se për çfarë janë ata mirënjohës më së shumti në jetë. Përgjigjet janë të ndryshme dhe mjaft të këndshme, ashtu siç mund të jenë përgjigjet naive të fëmijëve. 


- Mamaja ime gatoi drekën me perimet e preferuara. jam shumë mirënjohëse që ajo kujdeset për mua.

- Babai më dërgoi në park në fundjavë për t'u argëtuar. Jam mirënjohëse që ai shpenzon kohë me mua, edhe pse i duhet të punojë shumë. 

- Motra e madhe më ndihmon çdo ditë me detyrat e shtëpisë. Ajo është arsyeja pse unë marr gjithnjë nota të mira, prandaj i jam mirënjohëse. 


Kështu vijon një bashkëbisedim i nxënësve, të cilët tregojnë sesa shumë janë mirënjohës në jetë, madje edhe me sanitarët të cilët e mbajnë shkollën të pastër. Të dish të jesh mirënjohës në jetë dhe ta shprehësh atë, të relakson, të bën një njeri më të qetë. Nxënësit reflektojnë pozitivitet dhe dinë të kooperojnë më mirë me jetën e tyre. Shkëputen pak nga rutina e përditshme e ushtrimeve, detyrave, të cilat ndikojnë në mirëqenien e fëmijëve. Stresi pakësohet, ndaj merni pak minuta për të folur rreth "mirënjohjes".


Shumë besojnë se stresi, ankthi, konkurenca e lartë janë arsyet pse nxënësit ndihen të stresuar dhe akumulojnë energji negative. Mbi të gjitha krahasimi, kur mësuesi i krahason nxënësit me njëri-tjetrin. Ne edukojmë doktorë, inxhinierë, llogaritarë, të cilët janë ambiciozë dhe kompetitivë. Por nga ana tjetër nuk e kuptojmë çfarë qenie njerëzore edukojmë, sa human është ai. 

Qëllimi është t'i bëjmë nxënësit të qeshin më shumë dhe të stresohen më pak. 


2- Duke bërë më shumë orë mësimi në natyrë. Sa më shumë afër natyrës, aq më mirë.


3- Punë argëtuese ne grup, kështu argëtohen shumë më shumë. 


4- Mesazhet motivuese, të shkruhen nëpër muret e shkollës.


5- Shkolla të ketë sa më shumë krijime të nxënësve të varura nëpër mure. Kjo i motivon nxënësit të bëhen kreativë dhe të shprehin talentin e tyre, sepse ata e dinë që do të 'shpërblehen', duke i paraqitur përpara të tjerëve krijimet dhe kështu do të ndihen krenarë për veten. 


6- Edhe nëse nxënësit nuk shkëlqejnë në një lëndë të caktuar, nxitini ata të kenë besim maksimal në vete. 


Gjëja më e rëndësishme, përtej të gjithave është të shikoni buzëqeshje në sytë dhe në fytyrat e nxënësve tuaj. 



Përgatiti Parajsa Shtini

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

3,105 Lexime
3 vjet më parë