Mësim dhe zbavitje, ja disa metoda efektive mësimore
Këto janë disa metoda të thjeshta mësimore të cila ju ndihmojnë ju që të arrini objektivat në orën e mësimit, nxënësit mësojnë dhe argëtohen
Pika
Nësuesi lexon një tekst të thjeshtë. Fëmijët e dëgjojnë me vëmendje, duke vërë re ku mbaron çdo fjali. Gjatë leximit të dytë nxënësit përpjekin duart në ato vende ku duhet të vihet pika.
Mos u dorëzo!
Kjo lojë mund të përdoret për t’i ushtruar nxënësit me këtë rregull “emrat dhe mbiemrat e njërëzve dhe emrat e kafshëve shkruhen me shkronjë të madhe”.
Mësuesi thotë një emër ose një mbiemër njeriu, ose një emër kafshe. Fëmijët ngrenë dorë dhe thonë:Shkruhet gjithnjë me shkronjë të madhe. Në qoftë se mësuesi thotë një emër të përgjithshëm, fëmijët heshtin dhe nuk e ngrenë dorën. Kur në lojë merr pjesë një grup i vogël fëmijësh, atëherë përdoret ndëshkimi për ata që gabojnë, duke i përjashtuar ngaloja 1-3 turne.
Sa zanore përmban fjala?
Fëmijët e klasës së parë duhet të përvetësojnë mirë se çdo rrokje duhet të përmbajë me doemos një zanore, si pasojë çdo fjalë ka aq rrokje sa zanore ka. Kjo gjë ua lehtëson fëmijëve shkrimin dhe nuk i lejon t’i kapërcejnë zanoret.
Mësuesi thotë një fjalë, fëmijët ngrejnë aq gishtërinj sa zanorre ka fjala dhe përgjigjen cilat janë këto zanore. Mësuesi e fillon këtë ushtrim me fjalë të lehta me një ose me dy rrokje dhe pastaj e ndërlikon.
Mësuesi thotë “Kos”.
Fëmijët ngrejnë nga një gisht dhe përgjigjen zanorja “o”
Mësuesi thotë “ujk”.
Fëmijët ngrejnë nga një gisht dhe përgjigjen zanorja “u”
Mësuesi thotë “Kukulla”
Fëmijët tregojnë se në këtë fjalë janë dy zanore, “u dhe a”por zanorja u është përsëritur 2 herë.
Nëqoftëse nxënësit ngurrojnë të përgjigjen, atëherë mësuesi u kërkon më parë që të ndajnë fjalën në rrokje dhe të gjejnë sa rrokje janë, aq zanore do të ketë fjala.
(Portali Shkollor)
Model Plan i Ekipit Lëndor për Arsimin Fillor
Program kopshti për Festat e 28-29 Nëntorit
“80-vjetori i Çlirimit të Atdheut”, projekt klasa IV