ALTERNATIVA

Mësimi i tabelës së shumëzimit, mënyra argëtuese dhe të lehta për nxënësit e klasave fillore

Tabela e shumëzimit është një nga çështjet më të komplikuara për t’u mësuar në shkollën fillore. Ndaj ne ju sjellim disa modele argëtuese në mënyrë që nxënësit t’i mësojnë më lehtë shifrat e dala prej saj.

Për fëmijët të përsëriturit e të njëjtës dhe është e mërzitshme. Ndërkohë edhe për mësuesit e prindërit nuk është më pak. Fundja për kë nuk kthehet në stres dëgjimi dhe përsëritja e të njëjtës gjë! Nisur nga ky fakt ne ju sjellim disa mënyra të lehta dhe mjaftë argëtuese për t’i mësuar nxënësve dhe fëmijëve tuaj tabelën e shumëzimit. 


Alternativat për të memorizuar këtë tabelë janë sjellë nga mësuesja e fillores Merita Sejda e SHFMU “Drita”, Gramaçel. 


Ju mund t’i shkarkoni ato nga materiali i mëposhtëm , për t’i printuar më pas. 

 


Pak histori nga tabela e shumëzimit


Tabelat më të vjetra të shumëzimit janë përdorur nga babilonasit rreth 4000 vjet më parë. Tabela e shumëzimit nganjëherë i atribuohet matematikanit të lashtë grek Pitagora (570-495 p.e.s). Në librin e tij,  “Filozofia e Aritmetikës“, e botuar në vitin 1820, matematicieni John Leslie botoi një tabelë shumëzimi deri në 99 × 99. Leslie gjithashtu rekomandoi që nxënësit e rinj të mësojnë përmendësh tabelën e shumëzimit deri në 25 × 25. Jeta juaj do të jetë më e lehte kur ju te mësoni Tabelën e shumëzimit!

Prandaj stërviteni mendjen tuaj…



(Portali Shkollor) 

13,623 Lexime
4 vjet më parë