Mësuesi dhe teknologjia

Mësues, integrohuni në botën e teknologjisë

Teknologjia po fiton terren në të gjitha fushat në jetën tonë të përditshme. Më poshtë keni 5 këshilla për mësuesit se si mund të integrohen më thjeshtë në botën e teknologjisë.

1. Fitoni perspektiva. Vendosni vitin e kaluar në përspektivë. Bëjini vetes këto pyetje:

  • A e kam përdorur teknologjinë?
  • Nëse po, ka arritur teknologjia të ndikojë për mirë gjatë mësimit? Nëse jo, pse?
  • Nëse nuk kam përdorur teknologjinë, si mund ta përdor këtë vit për të përmirësuar dhe për të përforcuar atë që jap mësim?


2. Organizohuni

  • Kontrolloni dosjet e vjetra dhe fshini ato që nuk janë të dobishme ose që kanë dalë jashtë mode.
  • Gruponi pjesën tjetër të materialeve duke i ndarë nga tema ose lënda.
  • Ruani materialet që përdoren shpesh.
  • Kaloni të gjitha projektet e nxënësve në një USB.
  • Kontrolloni të gjitha faqet e webit që keni ruajtur më parë dhe fshini ato që nuk janë më të përdorshme ose që kanë dalë jashtë përdorimit.
  • Organizoni pjesën tjetër të faqeve duke i ndarë nga tema ose lënda.


3. Bëni një kurs

  • Bëni një kurs online dhe mësoni përdorimin e teknologjisë në orët mësimore. Ka një numër të madh tutorialesh që do ju mundësojnë këtë gjë.
  • Merrni pjesë në workshope për programet kompjuterike dhe kompjuterat në tërësi. (Nuk do keni as kohë dhe as energji në kohën kur të fillojë shkolla).


4. Eksploroni literaturën

Abonohuni në faqe që bëjnë publikime reth teknologjisë në mësimdhënie, për të mësuar më shumë për teknologjinë dhe integrimin e saj në mësimdhënie.


5. Eksperimentoni me programet

  • Eksploroni programe të reja me nxënësit tuaj. Krijoni një dosje të përkohshme për t’u praktikuar me nxënësit. Nëse ajo që bëni nuk është e dobishme thjesht fshijeni, nëse e shikoni që është e dobishme atëherë ruajeni dhe përdoreni si shembull më vonë.
  • Zgjidhni programet më të mira dhe vendosni cilat mësime mund të përshtaten më mirë me secilin. Të përdorni programe të reja për herë të parë përball nxënësve nëse janë të dobishme apo jo është e gabuar prandaj kontrollojini më parë vetë.


© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

4,083 Lexime
7 vjet më parë