Mësuesi i informatikës - nxënësve: Bëhuni programues!
Të bëhesh një programues kërkon shume punë, shumë orë praktike në grup dhe në laborator. Gjithmonë më mirë kur është një mësues të drejtojë në rrugën e saktë gjatë programimit por jo se është e pamundur të mësohet edhe vetëm.
Adoleshentët në ditët e sotme i përkushtohen teknologjisë dhe rrjeteve sociale si: “Facebook”, “Instagram”, “Twitter” e të tjera me radhë. Celulari dhe të gjitha rrjetet shikohen si një botë më vete, ku gjithsecili mund të humbasë duke lundruar. Sot ecet përpara me teknologjinë, është e pashmangshme. Nga ana tjetër, pëlqimet dhe komentet në rrjetet sociale rrisin vetëvlerësimin e adoleshentëve. Ndiqni sugjerimet dhe analizën e mësuesit të informatikës në Shkollën e Mesme të Bashkuar Gose, Afrim Islami.
Sa të varur janë adoleshentët pas rrjeteve sociale?
Ne jetojmë në epokën e rrjeteve sociale, ku përditshmëria jonë lidhet shumë me informacionin që kërkojmë të marrim herë pas here, duke u bazuar në interesat tona. Adoleshentë janë të varur nga teknologjia, nuk bëjnë dot pa të. Vetë kapaciteti i tyre i bën ata të hulumtojnë më shumë në botën virtuale.
Lojërat e ndryshme, të cilat ndonjëherë bëhen problem dhe në orën e mësimit. Verifikimi i njoftimeve të ardhura nga faqet e hapura individuale, komunikimi me të tjerët pa orare e pa limit bën të mundur që adoleshentët të shpenzojnë shumë kohë në rrjetet sociale.
Do doja të vendosja theksin më shumë tek modelimi ynë me teknologjinë se sa tek varësia. Detyrat e kërkuara nga mësuesi janë nga interneti dhe të kryera me kompjuter. Prindërit në shtëpi, ndoshta për shkak të punës apo neglizhimit ndaj fëmijës, bëjnë të mundur lirshmërinë e tepërt që fëmijët të merren me celular, ipad, kompjuter, kufje etj. Duhet të jemi më specifik ku ndahet filli midis varësisë dhe kalimit të shumë orëve në rrjetet sociale për shkak të punës. Gjithsesi adoleshenti zë përqindjen më të lartë për “Instagram”, “Facebook”.
A ka një limit moshe për personat që përdorin rrjetet sociale?
Patjetër, sepse çdo individ duhet të ketë kulturën e rrjeteve sociale përderisa shumë nga komunikimet, punët dhe nevojat lidhen me këto. Fëmijët janë një target-grup shumë i ndjeshëm ndaj asaj çfarë ne përcjellim tek ata. Limiti fillon me ata ashtu sikurse vazhdon me lejimin e saj dhe kontrollin se si duhet ta përdorin pikërisht këtë rrjet social. Keqinformimi me to, rutina e rrjeteve sociale ka pasojat e saj.
Më pas vijnë rregullat ndaj të cilave duhet të zbatojnë adoleshentët në momentet kur qëndrojnë në orën e mësimit, sa është koha e shpenzimit të tyre, deri kur këto orare bëhen abuzive dhe dëmtojnë mirëqenien e tyre qoftë shëndetësore, qoftë psikologjike. Statusi i një moshe të rritur, apo të rritur të mesme bën diferencën dhe objektivin e qartë të përdorimit të rrjeteve sociale me dashje e në nevojën për to.
Çfarë mund të themi në lidhje me maninë e vajzave (edhe djemve) për të pasur sa më shumë ndjekës apo pëlqime në rrjetet sociale që ata përdorin?
Sa më shumë pëlqime dhe ndjekës, por çdo rast ka specifikën e tij. Në rast se do flisnim për fëmijët është një dëshirë për të qenë i madh e i pëlqyeshëm.
Tek adoleshentët duan të jenë në qendër të vëmendjes ashtu sikur një person “Vip”, të cilin ata e pëlqejnë shumë, t’i ngjajnë se është “In”. Tipike e adoleshencës është të jenë lider. Pëlqimet janë të formës së atillë, tek rrisin vetëvlerësimin tek njerëzit, e nëpërmjet saj kuptojnë se sa të preferuar e të dashur janë nga pjesa tjetër. Foto e hedhur në rrjet është testi i reagimeve të të tjerëve. Numri i shënuar në pëlqime dhe ndjekës, ka një nivel të lartë krahasimi me të tjerët. Forma e suksesit në botën virtuale.
Shqetësimi
Shqetësuese bëhet kur adoleshenti normalisht kalon shumë orë përpara kompjuterit. Nëse një adoleshent kalon orë të tëra përpara kompjuterit dhe nuk arrin që të jetë produktiv në mësimet e tij, nuk ka produktivitet në shoqëri, pra në marrëdhëniet sociale.
Normalisht në ditët e sotme jemi të gjithë të vetëdijshëm që bota pa internet s’do kishte kuptim, sepse na ofron mundësi të pafundme në çdo drejtim.
Këshilla
Por si Mësues Informatike i këshilloj nxënësit e gjimnazeve të bëhen programues të denjë sepse është momenti i duhur dhe koha e duhur.
Të bëhesh programues sepse është çasti dhe koha e duhur!
Të bëhesh një programues kërkon shume punë, shumë orë praktike në grup dhe në laborator. Gjithmonë më mirë kur është një mësues të drejtojë në rrugën e saktë gjatë programimit por jo se është e pamundur të mësohet edhe vetëm.
Programimi ka një kohëzgjatje të mësuarit relativisht të gjatë pasi fillohet me C++ ku merren bazat e programimit, më pas JAVA punon më shumë me botën abstrakte. Mbasi është punuar dhe fituar praktika e nevojshme me këto dy gjuhë bazë të programimit është shumë e thjeshtë të mësohet programimi ËEB ose MOBILE. Në këto dy programime gjenden edhe vendet më të shumta të punës sot në Shqipëri dhe në botë. Të dy këto gjuhë janë ngusht të ndërthurura me bazën e të dhënave (qoftë MS SQL, MYsql, Oracle etj). Këto dy gjuhë kanë edhe shumë nevojë për përdorimin e HTML, CSS, Javascript etj.
Pra, për t’u bërë një programues i kërkuar në tregun e punës është e rëndësishme të praktikoni dhe të filloni që tani me baza të forta.
(Nga Afrim Islami, mësues në Shkollën e Mesme të Bashkuar Gose; Portali Shkollor)
10 opsionet e tastierës që secili nga ju duhet t’i dijë
Programi Excel, përdorimi i tij hap pas hapi
Si të kthejmë një dokument nga PDF në WORD?