MATEMATIKË

Metoda e thjeshtë për mbledhjen dhe zbritjen e thyesave me emërues të ndryshëm

Profesori Nexhat Hyka, përmes kanalit të tij në youtube, sjell metoda të thjeshtëzuara për të shpjeguar lëndën e vështirë të matematikës, në ndihmë të mësuesve dhe nxënësve.

Metoda më e thjeshtë për të mbledhur dhe për të zbritur thyesat me emërues të ndryshëm, është t'i bësh emëruesit e njejtë duke shumëzuar secilën thyesë me emëruesin e thyesës tjetër. 


Në video paraqitet një metodë e thjeshtë e mbledhjes dhe zbritjes së thyesave që punon gjithmonë, por në fund duhet të kontrollojmë nëse thyesa mund të thjeshtohet më tej. Po kështu në video jepet edhe mënyra e gjetjes së emëruesit të përbashkët duke përdorur shumëfishat e emëruesve.


Përveç mënyrës së thjeshtë, ka edhe një mënyrë më të avancuar përmes përdorimit të faktorit të përbashkët. (faktorët janë numrat që kur i shumëzojmë japin një shumë tjetër)


Këto video ndihmojnë mësuesit e matematikës, në mënyrë që ata të njihen me teknikat sesi mund t'ua shpjegojnë nxënësve në mënyrë të thjeshtëzuar, por u vijnë në ndihmë edhe vetë nxënësve, të cilët në mënyrë të pavarur mund të ushtrohen për t'u përmirësuar më tej.  


(Përgatiti për publikim P.Shtini; Portali Shkollor)

4,949 Lexime
4 vjet më parë