"Tri lëndë në gjashtë orë"

"Metoda GET dhe POST e programimit php", TIK XI

“Metoda GET dhe POST e programimit php” dhe “Veprimtari praktike: Krijimi i formularëve të ndryshëm në Html dhe përfshirja e kodit php duke përdorur metodën GET dhe POST” janë temat e mësimit të TIK XI. Ditari u përgatit nga Afërdita GËRBOLLI.

Planifikim ditor 

Data  __________

Fusha: TIK

Lënda: TIK

Shkalla: V

Klasa: XI

Mësuese: Afërdita GËRBOLLI

Gjimnazi: “Havzi Nela”

Tema mësimore

Ora e parë: Metoda GET dhe POST e programimit php

Ora e dytë: Veprimtari praktike: Krijimi i formularëve të ndryshëm në Html dhe përfshirja e kodit php duke përdorur metodën GET dhe POST.

Situata e të nxënit:

Nxënësit diskutojnë në klasë për përdorimin e metodës GET dhe POST në dërgimin e informacioneve në server dhe dallimin mes tyre.

Nxënësit tregojnë përpunimin e të dhënave të formularëve me metodën GET dhe POST .

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore

Rezultatet për njësinë mësimore 1

- liston mënyrat e dërgimit të informacionit në webserver nga klienti

- përdor metodën GET për të dërguar të dhëna në server

Fjalët kyçe: Metoda GET, metoda POST

Rezultatet për njësinë mësimore 2:

- dallon metodën GET nga metoda POST

- përdor metodën GET për të dërguar të dhëna në server

- diskuton se cila nga metodat GET apo POST duhet të përdorim për përpunimin e të dhënave të formularëve .

Burimet: Libri TIK 11 bërthamë, pc, projector digjital, internet.

Lidhja me fushat e tjera ose temat ndërkurrikulare: Gjuhë programimi & Argëtim 

Pjesa e parë e mësimit 45’ ora 1

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

Metodat (diskutim, vëzhgo-analizo-diskuto, punë individuale)

Lidhja me temën e mëparshme (Metoda thuaj dhe trego)

Paraqes përpara nxënësve fotot e mëposhtme:

Diskutoj me nxënësit rreth asaj se çfarë ata dinë në lidhje  me metodën GET dhe POST në php 

Cilat janë disa nga platformat që njohin të cilat janë shkruar në gjuhën php


Ndërtimi i njohurive 

Nxënësit diskutojnë me radhë për qëllimin e përdorimit të metodës GET dhe POST në transferimin e informacionit në webserver.


SINTAKSA:

<form method=”POST”>                                        <form method=”GET”>

……………                                                              ………………

</form>                                                                    </form>

A keni vënë re më parë një URL shumë të gjatë, ku pjesa e fundit mund të jetë e tillë:

?name=john&[email protected]&contact=987654985456

Çfarë kuptimi ka për ju ?  

Shenja? Tregon që përdoruesi po dërgon të dhëna, dhe se përdoruesi ka plotësuar një formular me fusha të tilla si: Emri, adresa e e-mailit dhe numri i kontaktit. 


Pjesa e dytë e mësimit - 45 minuta ora 2 


Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

Metodat (Marrëdhënie pyetje-përgjigje diskutime, shënime mbi shënime, diskutim, punë e pavarur, punë dyshe)

(Përshkrim i situatës)

U tregoj nxënësve fotot e mëposhtme:

Diskutojmë në klasë për përdorimin e metodës GET dhe POST.

Për çfarë qëllimi përdoret secila? Nxënësit  nga  përvoja që kanë për gjuhën PHP diskutojnë pse ajo konsiderohet gjuhë jo tipike.

Plotësoj njohuritë e nxënësve duke theksuar përdorimin e metodës GET dhe POST

- Çfarë metode duhet të përdorë nëse transferimin e informacionit duam ta bëjmë në mënyrë të fshehur.

- Përdor metodën POST për dërgimin e informacioneve të ndjeshme në serversi psh: password, username ose informacione të detajuara për përdoruesin

- Në rastin e metodës POST nuk kemi një query string, ku të shfaqën të dhënat që përdoruesi ka vendosur nga tastier.

Tregon veçoritë e metodës GET dhe në analogji me të u tregon veçoritë e metodës POST.


Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve (punë e pavarur)

1. Nxënësit punojnë në grupe dyshe te Kontrolloni Njohuritë 1,2 fq 52

2. Nxënësit plotësojnë tabelën më njohuritë e marra duke bërë dallimin midis metodës GET dhe POST

Vlerësimi  

Vlerësoj nxënësit për:

1. Për përgjigjet e sakta, përdorimin e imagjinatës dhe mendimit kritik.

2. Për dallimin e veçorive të metodës GET dhe POST


Detyrë shtëpie: nxënësit ndërtojnë një formular si në figurën 5a, faqe 52.

(Portali Shkollor)

8,377 Lexime
6 vjet më parë