Metoda tërheqëse të nxëni që mund t'i praktikoni me nxënësit dhe fëmijët tuaj
Metodat e të nxënit që përdorni për nxënësit tuaj të vegjël duhet të jenë sa më të qarta, tërheqëse dhe argëtuese. Për juve që punoni me fëmijët e arsimit parashkollor dhe fillor, iu sugjerojmë disa nga idetë e veçanta të arsimtares Elena Spahollarit.
Shpesh herë ndodh që fëmijët të mos e kuptojnë një koncept e të na pyesin rreth tij. Pavarësisht se ne mund t'ia shpjegojmë, ekziston fakti që ata përsëri mund të mos e kuptojnë. Mundësia për ta mësuar mund të jetë e vogël, nëse metoda që përdorim nuk është shumë e qartë.
Gjithashtu këto mundësi mund të rriten, nëse metodat janë tërheqëse dhe argëtuese për ata. Dhe për t'iu ardhur në ndihmë prindërve dhe mësuesit, që punojnë me fëmijët e arsimit parashkollor dhe fillor, iu sugjeroj disa nga idetë e Elena Spahollari.
►Aktiviteti i mëposhtëm konsiston në vendosjen e pikave sipas numrave që i korespodon. I ndihmon fëmijët të përvetësojnë renditjen e numrave dhe të argëtohen duke i mësuar ato.
►Metoda e paraqitur është fare e lehtë për t’u praktikuar nga fëmijët. Me anë të saj fëmija mëson rreth vijave dhe formës së tyre, që gjenden kudo në natyrë. Vija gjen aplikim të madh në artin pamor, qoftë si mjet me të cilin aplikohen idetë kreative, qoftë në anën tjetër si mjet përgatitor për skicimin e ndonjë motivi apo përmbajtje.
►Mënyrat për t’i mësuar fëmijëve numrat dhe ngjyrat janë nga më të ndryshmet, mjafton që ne të zgjedhim atë që atij i përshtatet më shumë. Aktiviteti më poshtë zhvillohet duke kapur kapsat me numrin dhe ngjyrat përkatëse. Me të fëmijët, jo vetëm që do të argëtohen, por njëkohësisht do të zhvillojnë konceptin e numrit, ngjyrat dhe motorikën fine.
►Fëmijët shpesh herë e kanë të vështirë të kuptojnë shumëfishat e numrave. Metoda e shumëfishve të numrit 5, e paraqitur më poshtë, zhvillohet duke lidhur veprimin e shumëzimit me shumëfishin përkatës. Me këtë metodë, ata jo vetëm që do t’i përvetësojnë më shumë, por dhe do të argëtohen duke i praktikuar ato.
►Aktiviteti i mëposhtëm lidhet me konceptet majtas,djathtas, lartë, poshtë. Metoda e përdorur është mjaft tërheqëse për t’u zhvilluar nga fëmijët. Ata jo vetëm që do të mësojnë drejtimet, por dhe do të formojnë shkathtësitë e tyre.
►Këtë teknikë të paraqitur më poshtë mbase e keni hasur shumë shpesh, por ajo është akoma shumë e vlefshme për fëmijët. I ndihmon ata të mësojnë shkrimin e shkonjave të alfabetit dhe të kënaqen pafund me praktikimin e tyre.
►Mënyra e paraqitur më poshtë konsiston në prerjen e vijave sipas drejtimit të tyre. Idetë mund të jenë nga më të ndryshmet, mjafton t’i vendosim në zbatim, për të lehtësuar të mësuarin e fëmijëve tanë.
►Një aktivitet përsëri me kapsa, ku fëmijët mund të kënaqen dhe të praktikojnë ngjyrat, numrat, shoqërimin e kapsave, ndarjen e tyre, etj…
►Rruga e gjetjes së fjalës në këtë teknikë është vërtetë argëtuese. Çdokush që ka fëmijë duhet të hulumtojë kudo për të gjetur aktivitete që i përshtaten moshës së fëmijës së tij.
►Koncepti i zbritjes mund të mësohet më lehtë në këtë mënyrë, e cila zhvillohet duke prerë ‘pikat e shiut’ sipas rezultatit. Për ta bëre të mësuarin argëtues dhe jo të mërzitshëm duhet të përdorim mënyra që i kënaqin fëmijët.
Elena Spahollari
Praktikante në Arsimin Fillor
(Portali Shkollor)
Teste për klasën V, gjuhë shqipe, matematikë dhe dituri natyre, periudha I
Teste përmbledhëse për të tria periudhat në të gjitha lëndët, klasa IV
Teste përmbledhëse për klasat I-V, për të trija periudhat në të gjitha lëndët