Festimet për festat kombëtare

"Mirë se vjen Nëntori i artë", përgatitjet nga shkolla “Adem Haxhija”, Postribë

28-29 Nëntori po afron. Secili i manifeston këto ngjarje me gëzim e krenari të madhe. Atmosfera e festës ndihet kudo. Këtyre festimeve i bashkohet sigurisht edhe shkolla “Adem Haxhija”.

Erdhi sërish në mesin tonë muaji i shumëpritur Nëntori. Është i veçantë  për çdo shqiptar anë e kënd botës, sepse kujtojmë dy nga datat më të rëndësishme për kombin tonë 28-29 Nëntorin. Secili i manifeston këto ngjarje me gëzim e krenari të madhe. Atmosfera e festës ndihet kudo. Këtyre festimeve i bashkohet sigurisht edhe shkolla “Adem Haxhija”. 


Çdo gjë vishet kuq e zi, flamujt valëviten kudo, si shenja që liria e arritur është vlera, pasuria më e çmuar  e shoqërisë sonë, e cila nuk falet e as dhurohet, por u fitua me shumë punë, përpjekje, gjak e vuajtje brezash. Figurat e dëshmorëve nderohen e gjuha shqipe e përcjell fjalën e lumturinë më bukur se çdo herë. 

Në kuadër të 28-29 Nëntorit shkolla “Adem Haxhija” ka filluar përgatitjen e një sërë aktivitetesh që përfshijnë të gjithë nxënësit.

• Konkursi: “Eseja më e bukur”.

• Konkursi: “Gjuha jonë sa e mirë”.

• Konkursi: “Poezia më e bukur”.

• Projekte nga klasa të ndryshme, si:  “Shqipëria e lirë, e pavarur”.

• Ekspozitë me piktura nga nxënësit e shkollës.

• Ekspozitë me materiale të riciklueshme “Ne e duam Shqipërinë”.

• Shfaqje artistike etj.


Hapja e këtij aktiviteti filloi me një vizitë në Muzeun e shkollës” Adem Haxhija” së bashku me nxënësit. Kështu ata njihen me historinë, traditat lokale dhe  kombëtare, trashëgiminë materiale, trashëgiminë shpirtërore dhe çdo gjë tjetër që na afron me atdheun tonë.

Le të festojmë të gjithë së bashku në përkujtim të këtij muaji që solli lirinë, gëzimin, buzëqeshjen e shumëpritur  të kombit tonë. 

Krijim 


O Nëntor i Artë! 

O Nëntor i zjarrtë!

Sa shumë të kemi pritur 

Vjen plot lavdi në mesin tonë

Çdo herë dashuria për ty Shqipëri rritet.


Sot ne shkruajmë për të lexuar dhe për të dëgjuar të gjithë, për ngjarjen më të lavdishme të kombit tonë 28-29 Nëntorin. Sa shumë histori, vuajtje, përpjekje, rezistencë e në fund fitore qëndrojnë pas këtyre datave. Shumë gjak u derdh, shumë dëshmorë ranë, shumë zemra qanë. Gjithçka u bë  për të lartësuar kombin tonë, ngjyrat kuq e zi, për të valëvitur të lirë dhe pa frikë flamurin më të bukur, shqiponjën tonë krenare. Bijtë e shqipes nuk i përkuli njeri, nuk i nënshtroi armiku, por i ngriti në fluturim lavdia që e ruajnë të pashuar për atdheun e tyre të shtrenjtë. Shqipërinë donin ta thërrmonin, ta asgjësonim, por shqiptarët nuk ndahen kurrë, gjithnjë do të jenë NJË.  Trojet tona nuk i prek njeri, në qiell dhe në zemrat tona qëndron  gjithmonë ballëlartë shqiponja dhe flamuri kuq e zi. Punuan: Elma Hoxhaj dhe Senada Lumaj, klasa e 6-të B.




©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

2,149 Lexime
1 vit më parë