MODEL TESTI

Model i provimit me zgjedhje, Biologji Bërthamë

Test model për nxënësit që kanë zgjedhur Biologjinë si lëndë me zgjedhje. Testi ka në faqen e parë formë të ngjashme me atë që del nga ministria, për t'i njohur nxënësit me formatin e testit real.

Test model për nxënësit që kanë zgjedhur Biologjinë si lëndë me zgjedhje. Testi ka në faqen e parë formë të ngjashme me atë që del nga ministria, për t'i njohur nxënësit me formatin e testit real.


1. Funksioni i një enzime është: 1 pikë

A) të kontrollojë pikat e ekuilibrit të një reaksioni B) të rrisë shpejtesinë e reaksioneve biokimikeC) të ndryshojë

drejtimin e një reaksioni D) të shndërrohet në fund të reaksionit


2. Në strukturën e proteinave marrin pjesë:

A) aminoacidet B) acidet nukleike C) acidet lyrore D) nukleotidet. 1 pikë


3. Glikogjeni është: 1 pikë

A) monosakarid

B) disakarid

C) polisakarid

D) triglicerid


4 Qeliza seksuale femërore e njeriut përmban kromozomet: 1 pikë

A) 22 + X B)22 + XX C)23 + X D) A dhe B janë të vërteta


5 Sistemi parasimpatik është pjesë përbërse e: 1 pikë

A) sistemit nervor somatik B) sistemit nervor autonom

C) shtyllës së trurit D) hipotalamusit


6. Në një zinxhir ushqimor, bimët bëjnë pjesë te: 1 pikë

A) konsumatorët e rendit të parë B) konsumatorët e rendit të dytë C) dekompozuesit D) prodhuesit


7. Talamusi eshte pjese e: 1 PIKE

A)Trurit të madh B)trurit të vogël C)Trurit të ndërmjetem D)trurit të mesëm


8. Hormoni progesteron sekretohet nga: 1 PIKE

A)Trupi calloz B)Trupi I verdhë

C)Truri i ndërmjetem përmes Hipotalamus -hipofizës D) Vezorja


9. Djegia e lëndës organike bëhet në: 1 PIKE

A)Ribozome B)Kloroplaste C)Bërthamëza D)Mitokondri


10. Frymëmarrja është një proces i rëndësishëm jetësor për prodhimin e energjisë. 2 pike

a) Si formohen molekulat e ujit në fund të procesit të frymëmarrjes qelizore?

b) Tregoni dy dallime midis glikolizës dhe ciklit të Krebsit


11-Insulina është një proteinë që shërben si hormon për uljen e sasisë së sheqerit në gjak.

Kur e marrim nga goja ajo nuk e luan këtë rol, ndërsa kur e injektojmë në gjak ajo e ul sasinë e sheqerit, si e shpjegoni këtë fakt? 2 pikë


12- Miozina është strukturë fijtzore proteinike që merr pjesë në ndërtimin e:

A) indit kockor B )indit kërcor C) muskujve skeletikt D) indit nervor


13- a-Tregoni rolin e CO2 ne qarkullimin e gazeve në inde dhe në hojëza 2 pikë

b-Shpjegoni efektin Bohr tek krimbat e detit. 2 pike

c)Si arrijnë qelizat tona të imunitetit të njohin qelizat e trupit nga lëndët e huaja që hyjnë në trupin tonë?

1 pikë


14- Hematokriti i një individi me masë 52 kg është 39%. Duke ditur që sasia e përgjithshme e gjakut të njeriu përbën afërsisht 8% të masës së përgjithshme të trupit, përcaktoni te ky individ vëllimin (në litra) të:

a) gjakut 1 pikë b) rruazave të gjakut 1 pikë c) plazmës së gjakut 1 pikë


15- Bërthama vegjetative shërben për të: 1 pikë

a) formuar frutin b)pllenuar qelizën vezë c)formuar gypin pjalmor d) formuar endospermën


16-Bërthama spermatike që bashkohet me bërthamën dytësore formon:

a)Zigotën diploide b)qelizë triploide 3n c) mbetet haploide d)tetraploide 4n


17)Hormoni ADH ka si organ shenjë

a)Koren e mbiveshkores b)adenohipofizën c)neurohipofizën d)gypat e nefronit


Ushtrimi 18) Auskinat ndikojnë në

a)mbylljen e gojëzave b)acidifikimi i mureve qelizore d)mbirjen e farave e) pjekjen e frutave 1 pikë


Ushtrimi 19)Giberilinat ndikojnë në: 1 pikë

a)pjekjen e frutave b)acidifikimi i murve qelizore c) nxit sintezën e amilazës tek farat d)mbyll gojëzat


Ushtrimi 20) Nga funskionet e hormonit ABA është mbyllja e gojëzave gjatë stresit për ujë. Ky hormon difuzon në kloroplaste dhe shpërbëhet sepse është acid i dobët duke dhënë formën ABA- dhe H+.

a)Çfarë rëndësie ka për bimën funksioni i mësipërm i këtij hormoni? 1 pikë

_______________________________________________________________________________________________

_______________________________________________________________________________________________

b)Çfarë rëndësie ka për membranën e tilakoideve shpërbashkimi i këtij hormon(acidi) ABA? 1 pikë

_______________________________________________________________________________________________

_______________________________________________________________________________________________

c)Çfarë do të ndodhë me PH?_________________________________________________________________ 1 pikë


21-a) Pse gjatë veprimtarive të lodhshme mjeku këshillon sportistin për tableta Ca? 2 pikë

_______________________________________________________________________________________________

_______________________________________________________________________________________________

b) Çfarë roli konkret kanë jonet Ca për qelizat muskulore? ______________________________________________

__________________________________________________________________________________________ 1 pikë

c)Çfarë ndodh gjatë relaksimit të muskulit? ________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________ 2 pikë


Ushtrimi 22) Aktina është strukturë fijezore që merr pjesë në ndërtimin e:

a)Indit kokcor b) Veshkës c) Indit kërcor d) muskujve skeletik. 1 pikë


Ushtrimi 23) Pse impusli përhapet më shpejt tek fijet nervore me mielinë? 1 pikë

____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________


24 a)Tregoni si do të prodhojmë insuline për diabetikët e tipit 1? 5 pikë

1___________________________________________________________________________________

2___________________________________________________________________________________

3___________________________________________________________________________________

4__________________________________________________________________________________

5___________________________________________________________________________________

24) b_Ku dallojnë këta nga ata individë që vuajnë nga diabeti i tipit 2? 2 pikë

____________________________________________________________________________________

____________________________________________________________________________________


25) Hormoni TSH ka si organ shenje: 1 pikë

a) tiroiden b) hipotalamusin c)adenohipofizën d) Neurohipofizën


26- Struktura që sillet si vektor gjenetik quhet:pikë

a) ADN bakteriale b) Enzimat e restriksionit c)plasmidi d)insulina


27)Çfarë roli ka mëlcia për sheqerin? 2 pikë

____________________________________________________________________________________


28-) Tregoni parimet e veprimit të: 2 pikë

a)Sistemit nervor

___________________________________________________________________________________

b)sistemit hormonal

____________________________________________________________________________________


29-) Gjaku është ind i lëngët që duke levizur përgjatë sistemit të qarkullimit realizon transportin e brendshëm në organizmin e njeriut. 2 pikë

a) Tregoni lidhjen që ekziston midis aglutinogjeneve dhe aglutininave me grupet e gjakut sipas sistemit ABO.

b)Pse një individ me grup gjaku A nuk mund t'i japë gjak një individi me grup gjaku B? 1 pikë

___________________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________________


30-a)Analizoni disa shembuj transporti qelizor që ndodhin në organizëm.

b-Pse pas një vakti me kripëra kemi etje për uje?

c-Pse nje sportisti i cahen eritrocitet pasi pi uje gjate nje gare te lodhshme?

d-Pse qelizat e nje bime te etur nuk do te pesonin te njejtin fat me eritrocitet?


31. Më poshtë janë listuar mekanizmat e transportit brenda dhe jashtëqelizës.

1) Difuzion; 2) Osmozë; 3) Shpërhapjee lehtësuar; 4)Transportaktiv; 5) Fagocitozë; 6) Pinocitozë;

Zgjidhni saktë numrat nga lista e mësipërme për t’iu përgjigjur pyetjeve të mëposhtme.

a) Cilat forma të transportit përdorin proteinat?

b) Cilat mekanizma funksionojnë pa shpenzim energjie?

c) Cili proçes është shembull I endocitozës?


Ushtrimi 32 )Cila nga te meposhtmet siguron energjine nepermjet ATP?

a) osmoza b)Difuzioni I lehtesuar c)Transporti aktiv d)Trasnporti pasiv.


Ushtrimi 33)Tregoni dy dallime ndermjet difuzionit te lehtesuar dhe atij aktiv.

___________________________________________________________________________________

____________________________________________________________________________________


Ushtrimi 34)Zemra është një organ muskulor që punon në mënyrë ritmike gjatë gjithë jetës.

a) Cilat janë nyjet e zemrës që përcaktojnë funksionin automatik të saj? 2 pikë

___________________________________________________________________________________

_____________________________________________________________________________________________________________________________________________

b-Cfare dini per tufat e Hisit? 1 pike

___________________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________________

35-a-Pse dyfishimi eshte gjysem konservativ? 2 pike

___________________________________________________________________________________

____________________________________________________________________________________

b-Cila enzimë merr pjese ne dyfishim? 1 pike

___________________________________________________________________________________

c-Cila enzimë merr pjese ne transkriptim?________________________________________________1 pike


36-Sa spermatozoidë prodhohen nga 100 spermatocite parësore? 2 pikë

b)Sa vezë prodhohen nga 100 ovocite parësore? 2 pikë


37-Një proteine ka një peshë molekulare 66000 g/mol. Pesha mesatare e një aminoacidi është 110g/mol. Sa nucleotide përmban gjeni që kodon këtë proteine duke ditur se 20% E këtij gjeni përbëhet nga intronet?


38- Supozojmë se një qelizë majaje përdor 2 molekula glukoz për prodhimin e energjisë në kushte aerobe.

Sa do të jetë numri i molekulave të H2O që do të formohet në këtë rast? 1 pikë

____________________________________________________________________________________

c) Në frymëkëmbimin qelizore (aerob), në qoftë se formohen 36 ATP, sa molekula glukozë janë djegur?

____________________________________________________________________________________


39)Numri i kromozomeve autozomike në një qelize trupore tek femrat është:

a) 22A b)23 kromozome c)46 kromozome d)44 kromozome


40) Fenilketonurina ështe formë e prapambetjes mendore recesive. Gjeni shpeshtinë e mbartësve heterozigotë në popullatën europiane kur dihet se 1:10000 të porsalindur janë fenilketonurike. Gjeni q dhe me pas 2pq?


41- Nëse kryqezohen dy individe heterozigote cila është mundësia që pasardhësit të trashëgojnë gjenotip si prinderit a)25 % b)50% c)75% d)100% 1 pikë


42- Nëqoftë se te një kavie eksperimentale injektojnë hormonin kortizol, shpjegoni me ndihmën e skemës parimin feed-back (-) që lidh funksionin e gjendrës mbiveshkore me hipofizën dhe hipotalamusin. 2 pikë


43- Te lepujt është gjetur se midis gjeneve A dhe B kryqkëmbimi ndodh me shpeshti 20%. Janë analizuar 200 qeliza që i nënshtrohen mejozës. Sa prej këtyre qelizave pritet të paraqesin një ngjarje kryqkëmbimi midis këtyre dy gjeneve? 6 pikë


44- Babai me grupin B të gjakut dhe flokë të drejtë dhe nëna grupin AB të gjakut dhe flokë të drejtë kanë dy fëmijë. Sa është probabiliteti që njëri nga fëmijët të jetë me grup gjaku B dhe flokë të drejtë dhe fëmija tjetër me grup gjaku A dhe flokë kaçurrel? 8 pikë


45. Kodi gjenetik është i programuar në gjuhën e nukleotideve të ARN-së, në raportin 3 nukleotide për 1 aminoacid.

a) Përcaktoni sa triplete formohen prej nukleotideve të ARN mesazhere në mënyrë që të mos

përmbajë citozinë nukleotidin. 2 pikë

b) Përcaktoni përmbajtjen nukleotidike të këtyre tripleteve. 2 pikë


46- Cila nga me poshtë nuk i përket splicingut ose maturimit te ARNm? 1 pikë

a)Kopjohet informacioni gjenetik b)Guanina shndërrohet ne metilguaninë c)Formohet poliadenina d)Ne mest e ADN ka dhe segmente pa aftesi koduese qe duhen larguar.


47-a)Ku dallon perzgjedhja natyrale nga ajo artificiale?

__________________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________ 1 pikë

b)Ku dallon llojformimi alopatrik nga ai simpatrik? 1 pikë

____________________________________________________________________________________

c)Çfarë kuptoni me nish ekologjik? 1 pikë

____________________________________________________________________________________


48- Sa kromozome do të ketë në anafazën e mitosës për një qelizë që në fund të saj ka 6 kromozome. 1 pikë

a) 6 kromozome b-12 kromozome c- 6 kromatide d-12 kromatide/kromozome


49- Si ndodh fekondimi i dyfishtë tek bimet?

____________________________________________________________________________________


50. Për të njohur më mire fazat e proçesit të konvertimit energjitik qëz hvillohet në qelizat bimore, në një kulturë O2 I H2O është markuar me izotopin18O(H2 18O). Në të janë shtuar:ADP, joni fosfat,NADP+ si dhe disa kloroplaste.Nëse tretësira ndriçohet me dritë të bardhë vihet re çlirim O2 qëpërmban 18O, molekula NADPH dhe ATP.

a) Cili proçes ka ndodhur? Shkruani reaksionin e përgjithshëm të kësaj faze. 5 pikë

b) Në cilën pjesë të kloroplastit prodhohet ATP?

c) Analizoni sintezën e ATP gjatë kësaj faze?


51- Në një populate të formuarn ga802 dele është vërejtur se 12 prej tyre janë me ngjyrë të zezë kurse pjesa tjetër prej790 individësh kanë ngjyrë të bardhë. Ngjyra e trupit përcaktohet nga një gjen me dy alele: B është përgjegjës përngjyrën e bardhe kurse b është përgjegjës për ngjyrën e zezë. Duke ditur që kjo popullatë është në ekuilibër gjenetik,tregoni cila prej shprehjeve të më poshtme tregon shpeshtinë e alelit reçesiv në këtë populate :

A:

B) 1-

C)(12/802) x (12/802) D) 1-(12/802)


52- Në një populate të supozuar në ekuilibër gjenetik,shpeshtësia e alelit recesiv është q=0,2.Cila është frekuenca e martesave midis heterozigotëve?

A) 0,04

B) 0,10

C) 0,32

D) 0,64

(Portali Shkollor)

9,279 Lexime
4 vjet më parë