TEST

Model testi, letërsi, klasa XII

Mësuese Blerta Laçi nga shkolla e mesme jopublike "Mehmet Akif" (Djem) sjell model testi për lëndën e letërsisë, klasa e 12, tremujori i dytë.

Test (Tremujori i dytë) A

Lënda: Letërsi

Emri Mbiemri_______________________

 

 

Në fragmentin e mëposhtëm shkëputur nga novela “Studenti në shtëpi”:

…Nderi i shoqnis asht i pacënueshëm. I mjeri ai i cili provon ta cënojë. Së paku kështu ngjan për faqe. Mos të gërdhishtet, mostë prishet lustra e shoqnis së qytetit tonë. Të shkëlqejë lustra e marrëdhënievetona të përditshme me shoqi-shoqin, të shkëlqejë si këpuca e lustrueme në baltë. E pse një grue, tue fjetë me burrin e vet plak ose idiot, vuen e mendon ndojtjetër, s’ka gja. Njësoj…S’ka randsi. Jeta bashkëshortore njësoj asht e hyjnueshme. Këtë e ka vërtetue institucioni fetar. Vetëm diçka: skandali nuk durohet. Bani çmos që të mos shkaktoni skandal.

Se skandali shkakton vdekjen e nderit, si përshembull grada 42 e temperaturës vdekjen e njeriut. Shoqnia lëngon, lëngon me temperaturatë ndryshme, por këqyrni mos t’arrini gradën e fundit, po desht të jetoni me nder, me moral të pacënueshëm.

 

1. Cila është problematika që Migjeni shtron në novelën “Studenti në shtëpi”?                         1 pikë

__________________________________________________________________________________


2. Komento titullin: “Studenti në shtëpi”!                                                                                        1 pikë

__________________________________________________________________________________


1. Ky fragment, në cilin moment të rrjedhës së novelës ndodhet?_________________________________________________________________                            1pikë


2. Cilië shtë ai që i thotë këto fjalë? _____________________________________                       1 pikë


3. Nisur nga konteksti, çfarë e shqetëson atë?                                                                               1 pikë

____________________________________________________________________________________


4. Cila është fjala kyç? Parafrazoje atë!___________________________________________________________________________ 2 pikë


5.Komento fragmentin!                                                                                                                       3pikë

 

6. Identifiko mjetet stilistike e gjuhësore me të cilat realizohet “mesazhi”! Ilustro!                    4 pikë

 

Recitali malsorit  (Migjeni)

0, si nuk kam një grusht të fortë 
t'i bij mu në zemër malit që s'bëzanë, 
ta dij dhe ai se ç'domethanë i dobët - 
n'agoni të përdihet si vigan i vramë. 

Unë - lugat si hij' e trazueme, 
trashigimtar i vuejtjes dhe i durimit, 
endem mbi bark të malit me ujën e zgjueme 
dhe me klithma të pakënaqura t'instinktit. 

Mali hesht. Edhe pse përditë 
mbi lëkurë të tij, në lojë varrimtare, 
kërkoj me gjetë një kafshatë ma të mirë... 
Por më rren shaka, shpresa gënjeshtare. 

Mali hesht - dhe në heshtje qesh. 
E unë vuej - dhe në vuejtje vdes. 
Po unë, kur? heu! kur kam për t'u qesh? 
Apo ndoshta duhet ma parë të vdes? 

0, si nuk kam një grusht të fuqishëm! 
Malit, që hesht, mu në zemër me ia njesh! 
Ta shof si dridhet nga grusht' ipaligjshëm... 
E unë të kënaqem, të kënaqem tu' u qesh.


1. Figura stilistike më pak e përdorur  në këtë poezi është:                                            1 pikë

a.antiteza

b.hiperbola

c.epiteti metaforik

d.alegoria


2. Pamundësia e fitores theksohet më tepër në vargun:                                                   1 pikë

a.o, si nuk kam një grusht të fortë

b.o, si nuk kam një grusht të fuqishëm

c.e unë të kënaqem, të kënaqem tu’u qesh

d.kërkoj me gjetë një kafshatë më të mirë


3. Përshkruaj atmosferën që paraqitet në strofën e mëposhtme:                                  4 pikë               

Unë - lugat si hij' etrazueme, 
trashigimtar i vuejtjes dhe i durimit, 
endem mbi bark të malit me ujën e zgjueme 
dhe me klithma të pakënaqura t'instinktit. 

 

4. Çfarë kërkon të arrijë autori me anë të thirrjes së tij në këtë poezi? (Mesazhi)     2pikë



Nota 4 5 6 7 8 9 10
Pikë 0-4 5-7 8-10 11-13 14-16 17-19 20-22

 



(Blerta Laçi; Portali Shkollor)


 



 

 

 

 

 

 

 


 

9,993 Lexime
5 vjet më parë