Model

Model testimi në lëndën gjuha shqipe, klasa e dytë

Ju ftojmë të shikoni një model testimi në lëndën Gjuhë Shqipe, klasa e dytë me të cilin mësuesit do të mund të testojnë njohuritë e nxënësve në rubrikën “Përrallat e gjyshes”. Modele të tjera të testimeve ju mund t’i gjeni duke klikuar albas.al

Rubrika: Përrallat e gjyshes

1. Nënvizo mbiemrin në grupet e fjalëve më poshtë. (1 pikë)

 a. supë e shijshme

 b. shoqja e motrës

 c. perimet e kopshtit

2. Shkruaj mbiemra me kuptim të kundërt. (4 pikë)

 i barabartë ________________ ; i pathyer _____________________

 e bezdisur __________________ ; e palarë _____________________

3. Nënvizo foljen në grupet e fjalëve më poshtë: është fjalë që tregon: (1pikë)

 a. shkruaj bukur

 b. shëtisja me qenin

 c. gatimi i gjyshes

4. Nënvizo foljet në tekstin e dhënë: (6 pikë)

 Një gjinkallë shkoi te një milingonë. Ajo i kërkoi milingonës ushqim. Milingona e dëgjoi me vëmendje. Në fund të bisedës i tha:

 - Gjatë verës ti këndoje. Tani kërce!

5. Shkruaj nga një veprim për secilën fjalë: (4 pikë)

 Macja ______________ ; Nxënësi_________________

 Prindërit ____________ ; Motra__________________

6. Shkruaj foljen jam në fjalitë e dhëna. (3 pikë)

 - Unë ____________ 7 vjeç.

 - Ajo ________ nxënëse e klasës së dytë.

 - Ju _________ piktorë të vegjël.

7. Shkruaj foljen kam në fjalitë e dhëna. (3 pikë)

 - Agroni ____________ një qen Dalmat.

 - Ju ___________ një klasë të bukur.

 - Ata ___________ lodra të bukura.

8. Plotëso me fjalët: para, tani, pas. (3 pikë)

 - Dreka hahet _______ darkës.

 - Unë ________ po vizatoj një lule.

 - E diela vjen ________ së shtunës.

9. Vendos foljen në vendin e duhur (5 pikë)

(merr, është, dua, shkon, kërcen)

Motra ime e madhe ..... balerinë. Ajo ..... çdo ditë në prova. Shumë herë ajo më......... edhe mua me vete. Ajo ...... shumë bukur në skenë. Edhe unë ........ që të bëhem balerinë si ajo.

Vlerësimi Dobët Mjaftueshëm Mirë Shumë mirë
Pikët 0-7 8-15 16-22 23-30

(Albas)

3,093 Lexime
7 vjet më parë