Model

Model testimi për lëndën gjuha shqipe, klasa e dytë

Më poshtë ju mund të lexoni një model testimi në gjuhën shqipe 2 me të cilin nxënësit do të mund të testojnë njohuritë e tyre. Modele të tjera të testimeve ju mund t’i gjeni në faqen albas.al

Lexo me kujdes tekstin dhe përgjigju pyetjeve.

Shtatori erdhi përsëri. Oborri i shkollës gumëzhin nga zërat e gëzuar të fëmijëve. Fëmijët bisedojnë me njëri-tjetrin për pushimet verore. Në duar mbajnë buqeta me lule. Më të emocionuar janë vogëlushët që do të ulen për herë të parë në bankat e shkollës. Ata presin me padurim të njohin mësuesen e tyre të parë. Sa e bukur është dita e parë e shkollës! A të pëlqen edhe ty kjo ditë?

1. Vendos kryq për përgjigjen e saktë. (1pikë)

 Ngjarja ndodh:

 a. në këndin e lojërave

 b. në pushimet verore

 c. ditën e parë të shkollës

2. Më të emocionuar ishin: (1 pikë)

 a. fëmijët e shkollës

 b. mësueset

 c. nxënësit e klasës së parë

3. Fëmijët mbanin në duar: (1 pikë)

 a. lodrat e tyre

 b. buqetat me lule

 c. çantat me libra

4. Shkruaj pse fëmijët e klasës së parë janë të emocionuar: (1 pikë)

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

5. Po ti e mban mend ditën e parë të shkollës? Përshkruaj me një fjali emocionet që ke provuar. (1 pikë)

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

6. Rendit fjalitë sipas ngjarjes. Shkruaj numrin para fjalisë. (4 pikë)

 - Fëmijët bisedonin me njëri – tjetrin.

 - Shtatori erdhi përsëri.

 -  Nëduar mbajnë buqeta me lule.

 - Oborri i shkollës gumëzhin nga zërat e gëzuar të fëmijëve.

7. Zgjidh nga teksti i dhënë tri fjali me shenja të ndryshme pikësimi . , ! , ? dhe shkruaji. (3 pikë)

___________________________________________________________________

___________________________________________________________________

___________________________________________________________________

8. Ndaj në fund të rreshtit (në disa mënyra) fjalën fëmijët. (2 pikë)

______________________, _________________________,______________________.

9. Dallo fjalinë më të vogël te fjalia Shtatori erdhi përsëri. dhe shkruaje: (1 pikë)

_____________________________________________________________________

10. Zgjero fjalinë: Fëmijët bisedojnë. (1pikë)

 _______________________________________________________________________

11. Zgjidh dhe shkruaj një fjali pohore nga teksti i dhënë. (2 pikë)

______________________________________________________________________.

Ktheje atë në fjali mohore duke përdorur fjalëzën nuk dhe s’.

 ______________________________________________________________________

______________________________________________________________________

12. Vendos shenjat e pikësimit që duhen në fund të fjalive. (3 pikë)

 - Shila sillet mirë në shkollë ___

 - Me çfarë erdhe sot në shkollë ___

 - Ua, ç’rroba të bukura ke veshur ___

13. Lexo me kujdes tekstin. Vendos shenjat e pikësimit dhe shkronjën e madhe atje ku duhet. (8 pikë)

 teta leta del në dritare dhe nis të flasë:

- more fëmijë, tani e gjetët të luani dhe të bërtitni_ po pse nuk mendoni fare për të moshuarit

_ luani pak më tutje dhe mos bërtitni fort _

Vlerësimi   Dobët   Mjaftueshëm   Mirë   Shumë mirë
Pikët   0-7    8-15   16-23   24-30

(Ilda Alushaj, Albas)

14,694 Lexime
7 vjet më parë