
Modele testesh në Vlerësimin e Arritjeve të Nxënësve në Arsimin Fillor
Ky material përmban testet e Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve të Arsimit Fillor, të shoqëruara bashkë me skemat e vlerësimit. Ky material u shërben mësuesve nxënësve dhe të gjithë të interesuarve të tjerë. Ai është përgatitur nga mësuesja Aida Daiu.
Vlerësimi kombëtar i arritjeve të nxënësve të klasës së 5-të të arsimit të detyruar synon të vlerësojë njohuritë dhe kompetencat bazë, të fituara nga nxënësit në ciklin fillor, në lëndët Gjuhë shqipe, Matematikë dhe Dituri natyre, në përfundim të vitit shkollor. Njëkohësisht, ky vlerësim kombëtar synon të vlerësojë aftësitë e nxënësve për të mbajtur qëndrime aktive ndaj njohurive dhe përvojës së fituar në shkollë, si dhe për të parë nevojat për ndërhyrje apo përmirësime të mëtejshme të komponentëve bazë të procesit mësimor.
Përmes këtij publikimi të Portalit Shkollor, përgatitur nga mësuesja Aida Daiu, ku përmblidhen disa modele testesh të VANAF sipas udhëzimeve të dala nga MASR, synojmë t’u japim nxënësve, prindërve, mësuesve dhe të interesuarve të tjerë një mundësi që të familjarizohen me përmbajtjen e testit dhe llojet e pyetjeve që përdoren në të.
Ky vlerësim i integruar mat njohuritë dhe kompetencat e tyre në tri fusha:
Gjuhë shqipe
Matematikë
Dituri Natyre
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Metodologjia e ndërthurjes së lojës dhe teknologjisë për të mësuar gjuhen shqipe, shembuj konkret
VANAF 2024/ Modele testesh të Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve të Arsimit Fillor
VANAF 2023/ Modele testesh të Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve të Arsimit Fillor