Psikologji

Momentet e fëmijëve në ditën e parë të shkollës...

Dhe dita e parë e shkollës erdhi...Kjo mbase është dita më e paharruar për çdo fëmijë, e sidomos për ata vogëlush të cilët ulen për herë të parë në bankat e shkollës. Kësaj dite i paraprijnë përgatitje dhe mendime imagjinare...

Dhe dita e parë e shkollës erdhi...

Kjo mbase është dita më e paharruar për çdo fëmijë, e sidomos për ata vogëlush të cilët ulen për herë të parë në bankat e shkollës. 


Kjo ditë e mbush fëmijën me harmoni dhe emocione gëzimi. 


Kësaj dite i paraprijnë përgatitje dhe mendime imagjinare, të fëmijës, për mësuesen/in  e parë dhe shkollën. “A thua se si do të jetë mësuesja ime?”. Po klasa, shokët dhe shoqet, si do të jenë?


Përgatitjet bëhen me kujdes dhe kohë, duke kontrolluar çantën shpesh për lapsa, ngjyra e fletore.

 

Fëmija zgjohet herët në mëngjes dhe me kënaqësi pret momentin e nisjes për në shkollë,…madje zgjon fëmijët e tjerë nga gjumi (në disa raste, kur ka motër a vëlla).


Prindërit me plot emocione shoqërojnë fëmijën për në shkollë. 

Momenti i takimit me mësuesin/mësuesen e parë, është i shumëpritur. 


Është koha e mësimit të organizuar dhe kujdesit për hapësirën e fëmijës. Pas disa vite aktivitete në shtëpi bashkë me nënën, tani vjen koha e pavarësimit të fëmijës në detyra dhe mësime. Momente socializimi dhe orientimi në punë dhe mësime. 

Fëmija ia del të zë hapin sikur gjithë nxënësit e klasës.

Kështu fëmija ditën e parë të shkollës/mësimit e përfundon me sukses së bashku më klasën.


Referencë:

Abetare Mbarëkombëtare Albas 


© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.


1,141 Lexime
10 muaj më parë