Rrëfim

Mos më thërrisni superhero!

Të qenit mësues në këto kohë pandemie, është tepër e vështirë. Mësuesit po shihen si superheronj tani, por realisht a duhet të konsiderohen vërtet kështu? Çfarë preferojnë ata? Ja se çfarë shkruan një mësues i huaj.

Përpiquni të imagjinoni, një vend ku të gjithë mësuesit duhet të dëgjonin çdo ditë shprehjen “Ju jeni një superhero”, ose  “Nëse dikush tjetër nuk mund ta bëjë një gjë, ju mësuesit mundeni gjithmonë”.


Këto fraza mund të krijojnë një formë rrëfimi të rremë dhe aspak të shëndetshme për atë që në vetvete do të thotë mësues. Mësuesit nuk janë superheronj. Ata nuk janë përgjegjës për shpëtimin e botës.

Në kohën në të cilën po jetojmë, mësueseve u është kërkuar të bëjnë të pamundurën (duke përshtatur mësimin nëpërmjet platformave online dhe atij në klasë). Por tashmë është koha që të gjithë ju të filloni t’i trajtoni mësuesit si profesionistë dhe të ndaloni së pyeturi ata vazhdimisht, për çdo gjë që ka lidhje me arsimin.

 

"Ju jeni një superhero"

Këto kohë mësueseve u ndodh shpesh që, gjatëdhënies së mësimit në periudhë pandemie, “të garojnë” më statusin hero ( pa ngritje page, vetëm merite). Por kjo ka bërë që shumë prej tyre të mos ndihen mirë. Shumicën prej tyre kjo shprehje i ka bërë të ndihen nën presion.


Nëse mësuesit do të ishin heronj, atëherë ata mund të gjenin zgjidhje për zhvillimin normal të orëve mësimore në këto kohë pandemie, apo jo?


 Por, kjo është një qasje e gabuar sepse mësuesit thjesht po përpiqen të përshtaten, dhe kjo është më se në rregull.

Mësuesit  kanë rrëfyer se kanë qenë shumë herë të rrezikuar për shëndetin e tyre pasi realisht kanë qenë të shumë rastet e atyre nxënësve të cilët edhe pse kanë qenë të infektuar me virusin kovid janë paraqitur në shkollë. Në shumë raste të tjera mësuesit janë ankuar edhe për mungesën e mjeteve të nevojshme në shkolla për të ruajtur higjienën. Por pavarësisht këtyre  mësuesit vazhdojnë të insistojnë që të tjerët të mos i thërrasin superheronj. E gjitha që ata kërkojnë është respekti për kryerjen e punës së tyre.

 

"Faleminderit që jeni të gatshëm të sakrifikoni"

Të shprehësh falënderime është e rëndësishme. Por problemi është që falënderimi ndiqet me një pritje të padrejtë për shumë kërkesa të tjera që fundja nuk janë të shënuara askund, ose e thënë më mirë, kërkesa që mësuesit nuk kanë detyrimin për t’ju përgjigjur.

Ndonjëherë të gjithë e harrojnë se edhe mësuesit kanë familje dhe përgjegjësi jashtë shkollës. Mësuesit janë prindër, djem dhevajza, gra dhe burra, por edhe miq. Edhe ata si gjithë të tjerët kanë takime tek mjeku, ose do të dëshironin të flinin edhe ata më shumë se katër orë, si gjithë të tjerët etj.

 

"Nëse dikush mund ta trajtojë apo edukojë atë, janë mësuesit"

Puna e mësuesit nuk është një thirrje që mund të bëni për shpëtimin e diçkaje apo dikujt. Mësuesi nuk mund të jetë kurrsesi një terapist, ndërhyrës, mbështetës teknik etj. Kjo është edhe arsyeja se pse kur mësueseve u kërkohet të trajtojnë diçka, ata nuk e kanë një zgjidhje, si dhe as burimet e nevojshme për ta bërë. Pra ju duhet të kuptoni se mësuesit nuk mund të bëjnë rolin e gjithkujt, pra të menaxherit të librave, psikologut, punonjësit social etj.

 

"Përqendrohuni tek pozitivja"

Një nga vështirësitë më të mëdha për mësuesit tani është se ata kanë shumë pyetje dhe shqetësime, të cilat që nuk marrin përgjigje. Ndaj është e vështirë që ata të qëndrojnë pozitivë dhe të mos jenë në ankth. Por ajo që ata mund të bëjnë është të paraqiten në punë pozitivë, të shmangin problemet që ndikojnë çdo ditë tek ta, si dhe të buzëqeshin.

 

"Ju jeni një mësues? Është kaq e lezetshme"

Nuk është dhe aq e lezetshme marrja e një diplome master në mësuesi, apo e një kualifikimi për të studiuar zhvillimin e fëmijëve,për të studiuar kurrikulat apo udhëzimet e arsimit, por ajo që është e lezetshme është momenti kur mësimdhënësi është përball një auditori të vegjlish apo të rinjsh, që presin të mësojnë diçka. Sytë e tyre që shohin me padurim se çfarë shembulli do të jetë ai\ajo për ta, janë të paharrueshëm.  

 

Përgatiti: Marina Kërçeli

Burimi:https://www.weareteachers.com/stop-calling-us-superheroes-and-4-other-phrases-teachers-are-tired-of/

 Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

818 Lexime
1 muaj më parë