Planifikimi i orës mësimore

"Ndërtimi i modelit të sistemit diellor", fizika VII

Kjo orë mësimi është përgatitur nga mësuesja Kristina Mile, shkolla 9-vjeçare: "Llukë Mita" Konizbalte, Ura-Vajgurore, qarku Berat. “Veprimtari praktike. Ndërtimi i modelit të sistemit diellor” dhe “Meteorët dhe kometat”, fizika VII.

Data: 27/02/2018

Fusha: Shkencat e natyrës

Lënda: Fizikë

Shkalla: III

Klasa: VII

Mësuese: Kristina Mile

Shkolla 9-vjeçare: "Llukë Mita" Konizbalte, Ura-Vajgurore, qarku Berat

Tema mësimore: 

5. Veprimtari praktike. Ndërtimi i modelit të sistemit diellor

6. Meteorët dhe kometat (90 minuta)

Situata e të nxënit: Paraqiten pamje të sistemit diellor, ku tregohet se Dielli është qendra e tij.

Rezultatet e të nxënit të kompetencave fizike sipas temës mësimore: 

Nxënësit:

1. Identifikimi i problemeve dhe zgjidhja e tyre: Rendit planetët në Sistemin Diellor duke përfshirë: Hënën e Tokës dhe 5 planetët xhuxhë të Sistemit tonë Diellor.

2. Përdorimi i mjeteve, objekteve dhe procedurave shkencore. Krahason planetët për nga përbërja e tyre dhe madhësia e tyre.

3. Komunikimi në gjuhën dhe terminologjinë e shkencës. Vlerëson rëndësinë e studimit të përbërjes së Sistemit tonë Diellor

Fjalët kyçe: Sistem Diellor, planetë të brendshëm, planetë të jashtëm, brezi i asteroideve, Mërkuri, Venusi, Afërdita, Toka, Marsi, Jupiteri, Neptuni, planet xhuxh, Plutoni, astronomi.

Burimet: Programi Stellarium, enciklopedi shkencore, foto.

Mjete: burim drite, llambë dhe qiri.

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: TIK,  Gjuhët dhe komunikimi,  Gjeografi.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: kërkim-hulumtim

Veprimtari

Parashikimi: Marrëdhënie pyetje-përgjigje.

Nxënësit kanë marrë detyrën një orë më parë dhe sipas grupeve kanë përgatitur posterat për Sistemin Diellor dhe bëjnë prezantimin e punës së tyre. 10’

Ndërtimi i njohurive: Përmbledhje e strukturuar  35’

Pyetje për diskutim mes grupeve për:

• Sa planetë ka Sistemi ynë Diellor?

• Pse janë ndarë në planetë të brendshëm dhe të jashtëm?

• Cilët lloje satelitësh mund të shikojmë me sy të lirë në ato natyral apo artificial?

• Çfarë trupash përveç planetëve ka Sistemi ynë Diellor?

• A ka sisteme të tjera?

• Po planetë jashtë Sistemit tonë Diellor?

• Ç’janë asteroidet dhe kometat?

Me tej shpjegoj dhe diskutoj me nxënësit mbi njohuritë që ata kanë për meteorët dhe kometat.

Quhet meteor kur kalon përmes atmosferës dhe meteorit nëse arrin të godasë Tokën. Dallimi kryesor ndërmjet një meteori dhe një komete është lënda nga e cila përbëhen. Një meteor ka përbërje metalike ose përbërje trupash të gurtë, kurse një kometë përbëhet nga pluhur dhe copa akulli. 

Një kometë ka bisht kur kalon pranë Diellit, meteorët nuk kanë bisht. 

Përforcimi: Rishikim në dyshe- 45’

Emërtoni planetët e dhënë në figurë. Më pas grupet së bashku hartojnë një poster me elementët përbërës të sistemit Diellor. Në dyshe nxënësit diskutojnë mbi saktësinë e informacioneve që ata kanë përgatitur duke bërë edhe korrigjimet e nevojshme.

Model posteri:  

Vlerësim i grupeve për njëri- tjetrin.


Detyrë shtëpie: Harto një plan projekt për ndërtimin e një Sistemi Diellor në postera.

(Portali Shkollor)

10,239 Lexime
6 vjet më parë