“Ndihem keq. Po më ndryshon karakteri?”

Pyetja e adoleshentit: Vë re që jam gjithmonë në humor jo të mirë dhe ndihem keq. Po më ndryshon karakteri?

Pyetja e adoleshentit: Vë re që jam gjithmonë në humor jo të mirë dhe ndihem keq. Po më ndryshon karakteri?

Përgjigjja e specialistit:

Ndryshimet e humorit janë disa nga “shenjat e identitetit” të adoleshentëve. Përveç shumë të tjerash, ato vijnë si pasojë e ndryshimeve hormonale; e përballjes me situata të reja; e përjetimit të ndjenjave të pasigurisë dhe vetëvlerësimit të ulët, të cilat thjesht të bëjnë të ndihesh keq.

Ata që e pësojnë nga humori yt i keq janë kryesisht prindërit, vëllezërit ose motrat e tua (miqtë zakonisht i shpëtojnë kësaj). Shpeshherë ky zemërim është një formë për të mbuluar ndjeshmërinë e lartë: p.sh., në vend që të tregosh problemet e tua dhe të shkarkohesh nga ajo çfarë të mundon (si për shembull, vajza/djali që ti ke qef nuk të përgjigjet njësoj), ti zgjedh t’i ulërish motrës më të vogël apo të protestosh, sepse nuk të pëlqen çfarë ka për drekë.

Një këshillë

Mos u shqetëso: inati është thjesht një strategji veprimi dhe, dalëngadalë, do të mësosh se si t’i kontrollosh emocionet e tua, shkaktare të situatave të pakëndshme, pa qenë nevoja t’ua hedhësh fajin personave që janë afër teje.

(Marrë nga libri "Seksi, 101 pyetje dhe përgjigje", botuar nga ALBAS)

2,239 Lexime
8 vjet më parë