
Ndikimi i kampit veror në jetën e fëmijëve me aftësi ndryshe
Kampi veror për fëmijët me aftësi të ndryshme është më shumë se argëtim: është një vend ku ndodhin ndryshime të mëdha përmes dashurisë, mbështetjes dhe përfshirjes. Suela Marku, mësuese në Shkollën Speciale Elbasan, sjell me ndjeshmëri ndikimin e tij në jetën e këtyre fëmijëve.
Suela Marku, nga mësuesja e shkollës Speciale Elbasan
Kampi veror për fëmijët me aftësi të ndryshme nuk është thjesht një hapësirë për argëtim, është një vend ku ndodhin mrekulli të vogla çdo ditë. Në një ambient të sigurt, të dashur dhe të mbështetur nga profesionistë të përkushtuar, këta fëmijë ndihen të pranuar, të vlefshëm dhe të fuqizuar për të qenë vetvetja.
Për shumë prej tyre, kampi është vendi ku për herë të parë marrin pjesë në një grup shoqëror pa paragjykime. Lojërat, aktivitetet kreative, eksplorimi i natyrës dhe punët me dorë nuk janë vetëm zbavitje, por edhe mjete për të zhvilluar aftësi sociale, motorike dhe emocionale.
Secila përqafim, çdo bashkëpunim në një lojë, çdo fitore e vogël është një hap drejt më shumë besimi në vete dhe më pak ndjesi izolimi.
Fëmijët mësojnë të provojnë pa frikë, të komunikojnë më lirshëm, të ndajnë emocione e të ndërtojnë miqësi. Këtu nuk ka nota, nuk ka krahasime, vetëm duartrokitje për çdo përpjekje, dhe buzëqeshje që flasin më shumë se fjalët.
Kampi veror bëhet një oaz për prindërit, të cilët për një çast mund të marrin frymë më lehtë, duke parë fëmijët e tyre të ndriçojnë nga gëzimi. Ata shohin se sa shumë mund të arrijnë fëmijët kur mbështeten, motivohen dhe pranohen ashtu siç janë.
Në fund të kampit, secili fëmijë kthehet në shtëpi me një bagazh të ri: më shumë guxim, më shumë përvojë dhe një zemër më të gëzuar. Kjo është fuqia e vërtetë e kampit, të ndezë dritat e vogla që ndoshta jeta i ka lënë në hije.
Sepse ata nuk kanë nevojë të ndryshojnë për të përshtatur botën. Bota duhet të mësojë të përshtatet me dashuri, respekt dhe mundësi për të gjithë.
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Kur mësuesja nuk guxon të dalë hapur, por guxon të thotë të vërtetën...
Forbes: "Nuk ka më mësues të rinj, kriza epike që po përballet e gjithë bota në vitin 2024"
Letër e një drejtori nga Singapori për prindërit e nxënësve