Ndikimi i mësuesve në jetën e figurave botërore
Në javën e vlerësimit të mësuesve kemi sjellë për ju katër raste frymëzuese të figurave botërore ndaj mësuesve të tyre. Me anë të këtyre shembujve tregohet haptazi ndikimi i mësuesve në jetën e tyre dhe gjurmët që kanë lënë këta mësues.
Mësuesit janë udhëheqësit, frymëzuesit dhe shembujt më të mirë për nxënësit. Nëpërmjet ndihmës, inkurajimit dhe mbështetjes së tyre, nxënësit zbulojnë dhe shfaqin potencialet e tyre maksimale në fushat e ndryshme.
Në javën e vlerësimit të mësuesve kemi sjellë për ju katër raste frymëzuese të figurave botërore ndaj mësuesve të tyre. Me anë të këtyre shembujve tregohet haptazi ndikimi i mësuesve në jetën e tyre dhe gjurmët që kanë lënë këta mësues.
Këngëtarja me famë botërore, Adele, në koncertin e saj nuk la pa e përmendur njeriun që ka kontribuar në karrierën e saj muzikore. Pra, mësuesen e saj.
Gazetarja: Pyetja ime është se, kur keni qenë më e re a keni pasur dikë që ju ka mbështetur, frymëzuar dhe mbrojtur nga të gjitha sprovat dhe vuajtjet e jetës?
Adele: Po, unë kisha një mësuese në “Chestnut Grove” që më mësoi gjuhën angleze. Ajo ishte zonjusha McDonald dhe ajo më futi vërtet në këtë fushë. Unë kam qenë gjithmonë e fiksuar pas anglishtes dhe padyshim që tani shkruaj tekste.
Adele: A është ajo këtu?
Gazetarja: Ajo është këtu sonte.
Historia e dytë ka të bëjë me Harry Styles, këngëtari tjetër me famë botërore, i cili po ashtu e vlerëson shumë mësuesen e tij përpara të gjithëve në koncertin e tij.
Harry Styles (gjatë një koncerti): Unë do të kërkoj një nder nga ju sepse mësuesja ime e parë e shkollës është këtu.
- Zonja Vernon, si jeni? Kam dëgjuar që po largohesh. Thjesht dua t'ju falënderoj për gjithçka që ke dhënë në ato vite formimi. Për mua do të thotë shumë që je këtu sonte.
Për t’i thënë këto fjalë falënderuese, Styles, ndaloi koncertin e tij. E pas fjalëve të bukura që i tha, ai i kushtoi asaj edhe një këngë.
Prezantuesi amerikan, Jimmy Kimmel, në emisionin e tij surprizoi aktoren amerikane Quinta Brunson, duke ia sjellë mësuesen e saj të shkollës fillore.
Prezantuesi: Ne e dimë se Shkolla “Abbott Elementary” është emëruar në nder të një prej mësuesve tuaj. Nga cila klasë? Nga klasa e gjashtë? Kur ishte hera e fundit që e patë Miss Abbott?
Quinta Brunson: Hera e fundit që e pashë Miss Abbott ishte ndoshta klasa e gjashtë.
Prezantuesi: Ne kemi kënaqësinë ta kemi këtu.
Aktorja dhe prezantuesja amerikane, Oprah Winfrey, gjatë punës së saj televizive kishte çmuar punën e mësueses dhe motivin që kishte marrë nga ajo.
“Vrapova në shtëpi që në ditën e parë të klasës së katërt për t'i thënë babait tim se kisha mësuesen më të mirë që dikush mund të kishte ndonjëherë. Emri i saj ishte zonja Duncan. Doja të bëhesha mësuese e klasës së katërt për shkak të zonjës Duncan.”, tha Oprah.
Video më poshtë tregon për secilin rast.
Këto janë disa prej shembujve më të bukur dhe më të ndjeshëm të vlerësimit dhe respektit të personaliteteve të njohura ndaj mësuesve të tyre. Këto histori tregojnë se sa ndikim pozitiv kanë pasur mësuesit në jetën dhe karrierën e tyre.
Përgatiti: Arlinda Hajdaraj, gazetare përgjegjëse e Portalit Shkollor Albas për Kosovën.
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Forbes: "Nuk ka më mësues të rinj, kriza epike që po përballet e gjithë bota në vitin 2024"
"Kur mësuesit zihen ngushtë nga reagimet e papritura të nxënësve"
Thënie nga Shën Nënë Tereza