Stresi

Në cilën moshë funksionon më mirë truri?

Truri i shumicës së njerëzve mbi moshën 30-vjeçare tregon fokusim më të madh. Po ashtu, këta njerëz më me efikasitet kanë proceduar informacionet dhe më mirë kanë kontrolluar sjelljet dhe vendimet e tyre.

A ju shkaktojnë ditëlindjet depresion? Nëse përgjigjja është pozitive, është e mundshme që truri juaj po zhvillohet ngadalë dhe për këtë arsye keni më tepër ankth. Kështu të paktën pohojnë hulumtuesit nga Universiteti në Toronto, sipas të cilëve plakja është e mirë për trurin dhe inteligjencën


Shkencëtarët me ndihmën e rezonancës magnetike kanë analizuar trurin e 359 personave të moshës 22 deri 36-vjeç. Me këtë konstatuan lidhjet tipike të trurit me fillimin e moshës së rritur dhe të atyre që zhvillohen në vitet e mëvonshme. Ata kanë vëzhguar, po ashtu, se si lidhjet ndryshojnë në varësi të asaj se çfarë ka punuar personi dhe në çfarë marrëdhëniesh sociale kanë qenë.


Truri i njerëzve të moshës mbi 30-vjeç ka treguar fokusim më të madh, ndërsa personat, të cilët kishin hyrë në dekadën e katërt dhe kishin pohuar se kanë probleme psikologjike, kishin një ngjashmëri të vetme –zhvillim më të dobët të rrjetit në tru.

Situatat stresuese janë të pashmangshme, e stresi i grumbulluar mund të shkaktojë probleme të shumta shëndetësore. Shumë njerëz nuk kanë kohë ose nuk e kanë gjetur mënyrën adekuate për t’u liruar nga stresi. Ndoshta nuk besoni, por ekzistojnë disa lloje të çajit që ndihmojnë në luftën kundër stresit.


Xhenxhefili

Më së shpeshti përdoret si erëz, por kjo rrënjë e vlefshme është e shkëlqyeshme për luftën kundër stresit. Çaji nga xhenxhefili e qetëson trupin dhe mendjen, por edhe ka veprim detoksikues, si dhe është i mirë për tretjen.


Kamomili

Çaji nga kamomili do t’ju ndihmojë së sa më parë ta harroni ditën e vështirë. Është dëshmuar shkencërisht që kamomili ndihmon në mundjen e stresit, pra për çdo ditë kënaquni me nga një filxhan me këtë pije të shijshme.


Livanda

Fletët e livandës të shtuar në çajin tuaj të preferuar do t’ju ndihmojnë që ta qetësoni organizmin dhe shpirtin. Për relaksim sa më të mirë pas pirjes së çajit të livandës përgatiteni një vaskë, në të cilën keni shtuar disa pika të vajit të livandës. Kjo bimë qetësuese ndihmon edhe në zgjidhjen e problemeve me fjetjen.

2,575 Lexime
6 vjet më parë