Sezoni i tarantulave

Në Kamboxhia, tarantulat janë ushqim i shëndetshëm

Merimanta gjigande që vërshojnë bashkë me shirat, janë për vendasit një ushqim që nuk mund të refuzohet, kërcet në gojë, vjen si i kripur e njëkohësisht edhe pak i ëmbël e është 100% natyral.

Është sezoni i tarantulave të ngrënshme në Kamboxhia. Merimanta gjigande që vërshojnë bashkë me shirat, janë për vendasit një ushqim që nuk mund të refuzohet, kërcet në gojë, vjen si i kripur e njëkohësisht edhe pak i ëmbël e është 100% natyral.


Nyja qendrore e biznesit të tarantulave është rajoni Skuon, 70 km larg kryeqytetit Phnom Penh. Njerëzit vijnë që nga larg për të blerë atje.


“Tarantulat kanë një shije krejt të ndryshme nga ato të insekteve të tjera si bulkthet për shembull. Janë shumë të mira se të gjithë të tjerët”, thotë Om Kumpheak.


Në fshatrat e Kamboxhias, këto merimanga i gjen me shumicë nëpër gropa të nëndheshme. Gjatë sezonit të thatë, ato qëndrojnë thellë nën tokë ku lëshojnë vezët, por kur mbërrin stina e musoneve ndërmjet qershorit dhe nëntorit, ato dalin jashtë nga freskimi i motit dhe kështu, janë më të lehta për t’u kapur.


Njerëz që merren me këtë punë si 22-vjeçari Khim Khoy, mund të zënë nga 30 deri në 140 tarantula në ditë. Hiletë e kapjes së merimangave të mëdha i ka mësuar nga disa fshatarë të tjerë. Ata që duan të përgatisin vetë në shtëpi, i kërkojnë të gjalla, ndërsa të tjerë presin sa të skuqen aty në moment. Mes të interesuarve ka dhe të huaj, siç rrëfejnë vetë fshatarët. Disa i blejnë, por shumica thjesht i fotografon ose i merr një copë sa për ta provuar, sepse përgjithësisht i kanë frikë.

2,454 Lexime
6 vjet më parë