DISLEKSIA

Në kërkim të arsimimit ideal për fëmijët disleksikë

Jo të gjithë mësojnë, e përthithin informaconin në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën mënyrë. Disa fëmijë janë të prirur të mësojnë duke dëgjuar, disa duke e lexuar vetë librin dhe mbajtur shënime...

Abstrakti

Mënyrat e mësimnxënies nga nxënësit, fëmijët madje nga çdo individ, janë të ndryshme si në kohë ashtu dhe në përqendrimin e vëmendjes. Kjo varet si nga mosha dhe mjedisi rrethues, ashtu dhe nga përshtatja apo mbështetja që marrin prej personave me të cilët janë aktiv. Jo të gjithë mësojnë, e përthithin informaconin në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën mënyrë. Disa fëmijë janë të prirur të mësojnë duke dëgjuar, disa duke e lexuar vetë librin dhe mbajtur shënime, disa mësojnë i përcjellin mesazhet e tyre me anë të artit duke pikturuar ose me anë të krijimtarisë së tyre, në fusha të ndryshme, ku kanë më shumë intuitë dhe pasion. 


Me dy fjalë dislekskët mund të jenë gjeni dhe në jo pak raste fëmijët shqiptarë nuk po “e gjejnë” veten në Shqipëri, me mësuesit dhe drejtuesit tanë, për shkak të mosvlerësimit të drejtë që u bëhet, nëpër shkolla, nëpër aktivitetet ku marrin pjesë. Fatkeqësisht ka raste ku nuk i përfshijnë fare, në shkollë e në shoqëri, në familje nuk njihen me këtë koncept që t`ua ndjekin “tekat” prandaj detyrohen të marrin rrugën e emigrimit dhe të bëhen të zotët në pasionin e tyre.


Vërtetë matematika është mbretëresha e lëndëve dhe fizika është kurora, por pa shpirtin e letërsisë dhe filozofisë që është rruga me të cilën ju mund t`i shihni, nuk mund t`i dalloni qartë bukuritë e kësaj kurore, yjësive dhe qiejve të tjerë. Kështu që bëjini një pyetje vetes, përse fëmijët tanë ndriçojnë në shkollat jashtë dhe tek ne jo, sepse na ka ikur shpirti dhe ne akoma merremi me numrat.  


Fjalë kyç 

Disleksia, intuitë, gjeni, aleksia, vështirësi në të nxënë, lexim, shkrim, komunikim, 


Qëllimi 

Identifikimi i personave disleksikë në kohë dhe arritja e suksesit nga ata, përparimi i tyre.


Metodologjia

Vëzhgim, studim rasti, bisedë, hulumtim, krahasim, pyetje-përgjigje rrufe.


Hyrje

Si zbulohen personat disleksikë? Disa karakteristika. 

Cilat janë rastet e vështirësive të tyre në të nxënë? 

Ç`është disleksia? Shembuj disleksikësh. 

Parandalimi, trajtimi/mirëmenaxhimi, përfundime, konkluzione.


Zhvillim

Personat disleksikë zbulohen nëpër shkolla gjatë leximit dhe shkrimit, në klasë të parë apo dytë, por në disa raste nuk kapen nga mësuesit. Mbi të gjitha keqtrajtohen për shkak të vështirësisë që kanë. Pa harruar ata fëmijë “që i kap e vjellura” në dyert e kopshteve/shkollave, që s`e duan iks edukatore që në fillim, sepse u lë një “shije” të keqe sjellja e edukatores së tyre, mënyra e komunikimit, që në ditët e para. S`duan të shkojnë as në kopsht, se te mësuesit shkojnë më vonë dhe mund ta “kapërdijnë” por me urrejtje.   


Disleksia duhet të shihet si problem kompleks te fëmijët dhe jo si problem madhor apo aftësi e kufizuar, përkundrazi nëse i mirëmenaxhojmë dhe i ndjekim me kujdes këta fëmijë aty ku ata kanë dhuntinë e tyre, mund të jenë gjeniu i shoqërisë. Në një shkollë deri në 10 % të fëmijëve janë disleksikë dhe nga mënyra e të “etiketuarit”, jo me qëllim të keq nga ana e prindërve apo mësimdhënësve të tyre, sepse janë pak ose aspak të painformuar rreth këtij termi madje dhe shumica e mësuesve. Mund t`i dëmtojmë ata duke u humbur vetvlerësimin dhe duke i larguar nga shkolla. Në këtë rast duhet të kuptojmë se kemi humbur “gjeniun”. Te disleksikët mbase mund të përfshihen dhe disa fëmijë hiperaktiv, sepse kanë problem me mënyrën e komunikimit, janë të papërmbajtur, duan të flasin vetëm ata apo të jenë gjithmonë të parët, kemi hiperaktiv që janë me të gjitha dhjeta, dhe s`përqendrohen dot, s`durojnë dot të presin të tjerët, sa të mbarojnë detyrat. 

Karakterizohen nga përtacia/dembelizmi për problemin që kanë. 


Raste vështirësish të tyre në të nxënë janë si: e fillojnë leximin apo shkrimin në një rresht dhe përfundojnë në një rresht më lart apo më poshtë. Nuk shqiptojnë mirë fjalët ose vetëm një shkronjë, nuk shqiptojnë konkretisht shkronjat “k”, “t”. Në qoftë se kanë vështirësi në të lexuar, i fryjnë fjalët, lexojnë shpejt ose janë të vonuar në lexim dhe më vonë e humb këtë aftësi kemi të bëjmë me aleksi. 


Ngatërrojnë shkronjat e ngjashme si: ‘’d’’ me ‘’b”, “p” me “q”, “n” me “u”, “m” me “n”, “m” me “ë” , “dh”me ‘ll”, harrojnë “ë”-të dhe vendosjen e pikave, vizën e t-së, shkronjat e fundit pothuajse nuk i shkruajnë fare, ka raste dhe në trup të fjalës nuk i shkruajnë, po ta vetkorigjojnë në fund prapë nuk arrijnë s`i duhet që t`i gjejnë gabimet e bëra prej shkrimit të tyre, ose kur nisin të lexojnë çfarë kanë shkruar se kuptojnë dhe ose buzëqeshin ose humbin besimin varet nga kush i menaxhon apo kërkon llogari. E rëndësishme është se i dinë të gjitha shkronjat, nuk është se s`dinë shkronjat dhe hy në grupin e disleksikve.


Është e trashëgueshme nga 65% -71% të rasteve, sipas logopedistes por s`mund të pranoj faktin se “ata nuk e konceptojnë dot të njëjtin objekt në dy pozicione”, siç shprehej kjo logopediste, megjithëse fëmija në fjalë ishte vetëm pesë vjeç, dhe disleksia thamë që zbulohet/dallohet në shkollë.


Aktualisht do të flas/jap disa shembuj disleksie në të shkruar për fëmijët, nxënës të Ciklit të Ulët dhe një ose dy raste disleksie në të folur/shqiptimin, (vështirësi në shqiptimin e vetëm një shkronje), që kam “nuhatur” rastësisht gjatë praktikës sime njëvjeçare. Gjatë praktikës nuk i kam parë/ndjekur fëmijët me atë sy, por tani që ndjek një fëmijë disleksikë në të shkruar kam bërë krahasimin. 

(Po studioja për vete, që të arrija në një konkluzion, kam dëshirë ta ndaj me ju. Duke lexuar/mësuar se si ta trajtoj, gjeta ato fjalë që m`i kishte dhënë vetë si përgjigje, jo njëherë por disa herë. Që ta pranoj shkrimin e tij ashtu siç është dhe që të mos e lodh në atë mënyrë. Që shpeshherë i donte me shkurtime etj.) 

Jo të gjitha mund t`i dijë një njeri, një mësues, dija nuk ka fund. Por duke bashkëpunuar në një faqe të tillë shkollore, merr/jep eksperienca nga përvoja, mund të arrijmë shumë më shumë me fëmijët/nxënësit tanë. Më pëlqen të hulumtoj në këtë fushë pasi dhe tema ime e masterit ishte: “Si të punojmë me fëmijët me nevoja të veçanta”. Dhe profesori im i asaj teme ishte/është i fushës së psikologjisë.

Dyslexia vjen nga bashkimi i dy fjalëve greke; dys, që do të thotë parregullsi ose dëmtim, prishje e rregullit, rreshtit, radhës, dhe lexis, gjuhë apo fjalë/komunikim.

“Dysxlexia is a different way of thinking, and a different a ëay of learning.” - by Pat Jones 


Konkretisht fëmijën që e ndjek personalisht, pasi çalon te shkrimi, përpara se të fillojë të shkruajë një tekst apo thjesht detyrat e shtëpisë në formë diktimi, që të trajnohet në përmirësimin e shkrimit, si fillim do të më pyesë se sa rreshta do të shkruaj, mund ta thotë dhe vetë se sa, pasi nuk ka durim për më shumë, i numëron rreshtat te fleta, vendos një vizë se do të arrij deri këtu dhe stop. Pasi është dhe shumë “autoritar”, “orator”, i gjen zgjidhjet për problemet që dëgjon  në çast, e gjen mënyrën se si do të jetë më e mira në të mirën e tij dhe të të gjithëve, nuk është vetëm për vete. Duke dëgjuar të tjerët duke biseduar, emisione televizive apo lajme, ai do të bëjë një pyetje rreth problemit, do të thotë një zgjidhje të shpejtë, ka raste pa e kuptuar as vetë se çfarë do të thotë, ose se çfarë po thotë?


Ti po luan në telefon dhe s`e ke mendjen atje për të cilën bëre pyetjen. “Gjithsesi fjalët më hyjnë vetë në vesh mua, përgjigjet”. Ka inteligjencë të lartë dhe bën shumë pyetje, mbi të gjitha duhet ta shohësh në sy kur bisedon me atë se ndryshe nuk flet fare, i duket sikur e injoron. Shkolla i duket si “torturë”, për arsye se nuk e “gëlltit” dot pjesën e selljes së pahijshme të zhurmës në klasë, qoftë dhe pesëminutshin apo pushimin e gjatë. “Mësueses nuk duhet që t`i bësh zhurmë”. Është edukuar me atë rregull dhe rregulli/premtimi është ligj për atë dhe shumë si ai/ajo, që rrinë urtë nëpër klasa sepse në shtëpi ai model janë krejt e kundërta. 


Disa prej fjalive të tij (dhe nxënës të tjerë në shkollë kuptohet) më kanë frymëzuar të bëj ndonjë ese, prozë apo skicë të shkurtër si edhe poezi, dhe që i kam vendosur si tituj të krijimtarisë sime janë; “Sa inat e kam mësuesen”. “Mësuesja ime ka një klasë të çmendur”. “Nuk jemi ne të paduruar, por ju të rriturit jeni të ngathët”. “Duhet të dënohet prindi për sjelljen e fëmijës, jo mësuesja”. “Po të ishte diçka ndryshe nga radha e kaluar do të vija”. “Shqipëria ka nevojë për respekt, jo për zhurmë”. “Ku e ka shtëpinë Zoti”. “S`shoh dy herë një film”, “Shkolla luftë për ekzistencë”, “Mësues dhe prindër modeloni veten njëherë, pastaj merruni me fëmijët”. 


Tani po përfundon viti shkollor ka kërkuar me ngulm që të ndërrojë shkollë, (pasi në biseda e sipër, ai është njohur me kushtet dhe hapësirat e shkollave private, ku ka më pak nxënës në klasë, ku i vlerësojnë fëmijët e veçantë/talent, i vlerësojnë dhe në shtet, por s`kanë kushte as kohën e mjaftueshme për ta, ku i kushtojnë më shumë rëndësi lëndëve të dyta etj. Për të mos përmendur pastaj, orën e fiskulturës që nuk bëhet fare. Jo për faj të mësuesit asnjëherë por të mosmjaftimit të asaj fushe që është, sepse janë shumë klasa, vijnë më të rriturit, nuk ka tapet të gjelbër, fëmija thyen kokën, krahun, këmbën në beton. Në shkollat e mbipopulluara kuptohet. S`ka çfarë të bëjë as shteti në disa raste, duhet t`i mirëkuptojmë disa kushte, rrethana të tilla. Në fshat s`ka fare nxënës shkollat bosh, se s`kishte dhe s`shkojnë mësues, në qytet u grumbulluan dhe ja pasojat. 


Punoi: Drita Topjana, mësuese e Arsimit Fillor, maj 2019


 

4,147 Lexime
4 vjet më parë