Në orën e matematikës me mësuese Eranda Zajsi

Të mësuarit përmes lojës dhe përdorimi i TIK-ut jo vetëm që e bëri orën më interesante, por edhe njohuritë shkencore u përvetësuan më lehtë.

Në shkollën “26 Nëntori” klasat e para dhe të gjashta të cilat punojnë me kurrikulën e re po zhvillojnë orë të hapura mësimore. Të pranishëm për të ndjekur mësimin janë: mësuesit, nxënësit dhe prindërit.

Kurrikula e re ka në bazë kompetencat.

Ne sot ju sjellim një orë të hapur të zhvilluar në orën e matematikës të realizuar nga mësuesja Eranda Zajsi. Mësuese Eranda karakterizohet për qetësinë dhe përkushtimn që ka në procesin e mësimdhënies.

Tema e orës së mësimit “Vetitë e trupave tre përmasor”. Nxënësit realizuan disa punime. Metodologjia që ndoqi mësuesja për të arritur rezultatet e të nxënit të kompetencave të matematikës ishte ndërthurja lëndore e matematikës, gjuhës, TIK-ut dhe arteve.

Të mësuarit përmes lojës dhe përdorimi i TIK-ut jo vetëm që e bëri orën më interesante, por edhe njohuritë shkencore u përvetësuan më lehtë.

Bashkangjitur keni modelin e orës mësimore si dhe materialet shtesë që u përdorën në këtë orë mësimi.

Foto nga ora e mësimit.

7,525 Lexime
8 vjet më parë