Bota e seksualitetit

Nëse mbaj prezervativ me vete ... çfarë do mendojnë?

Fatmirësisht, gjithnjë e më shumë shtohen personat që i kanë kapërcyer disa lloj paragjykimesh dhe mendojnë, mbi të gjitha, për shëndetin e tyre dhe parandalimin e shtatzënive të padëshiruara.

Nëse mbaj prezervativ me vete kur dal, do të mendojnë që jam një person i lehtë?


Përkundrazi, është tërësisht e kundërta. Një person që mbrohet nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme dhe që vendos mbrojtës për të mos pasur shtatzënë të padëshiruara, tregon që ka një sjellje të pjekur dhe të përgjegjshme.


Fatmirësisht, gjithnjë e më shumë shtohen personat që i kanë kapërcyer disa lloj paragjykimesh dhe mendojnë, mbi të gjitha, për shëndetin e tyre dhe parandalimin e shtatzënive të padëshiruara. 


Një markë e njohur prezervativësh realizoi një anketë, ku u pyetën 600 vajza dhe gra të moshës nga 25-45 vjeçe. Kjo anketë merrte në shqyrtim gjërat që mbanin femrat në çantën e tyre.


Autorët e kësaj ankete vunë re që 25% e grave e mbante rregullisht në çantë, krahasuar me 35% të më të rejave.


( Marrë nga libri "Seksi, 101 pyetje dhe përgjigje", botuar nga ALBAS )

1,534 Lexime
6 vjet më parë