New York-u ndalon platformat sociale për përdoruesit nën 18 vjeç
New York do të bëhet shteti i shtatë amerikan që ndalon platformat sociale të profilizojnë përdoruesit nën 18 vjeç, shkruan corriere.it. Teksti i miratuar vjen pas një teksti tjetër legjislativ i cili ndalon shitjen e të dhënave personale të përdoruesve nën 18 vjeç.
New York do të bëhet shteti i shtatë amerikan që ndalon platformat sociale të profilizojnë përdoruesit nën 18 vjeç. Teksti i miratuar vjen pas një teksti tjetër legjislativ i cili ndalon shitjen e të dhënave personale të përdoruesve nën 18 vjeç.
Guvernatorja Kathy Hochul do të nënshkruajë të dy ligjet në ditët e ardhshme, duke i bërë ato ekzekutive: “Pa pëlqimin e qartë nga prindërit por për të qenë i sinqertë, edhe kur presin për një sistem funksional të verifikimit të moshës, platformat si TikTok dhe Instagram nuk do të jenë më në gjendje të përdorin algoritme për t’i nënshtruar përdoruesit e mitur ndaj përmbajtjes që përkufizohet si ‘varës’ pra që krijojnë varësi”.
Për ta thënë me fjalët e përdorura së fundmi nga Jack Dorsey, themeluesi i Twitter, “ato përmbajtje synojnë të kufizojnë vullnetin tonë të lirë”.
“Objektivi i ligjit është të ndalojë mediet sociale të ‘bombardojnë’ të rinjtë me përmbajtje që i lidh ata plotësisht. Duke krijuar një varësi ‘toksike’ me efekte shkatërruese në psikikën e tyre”.
“Fëmijët tanë po përjetojnë një krizë të shëndetit mendor dhe mediat sociale po ndezin zjarrin dhe po përfitojnë nga kjo epidemi”, janë fjalët e ashpra të Prokurores së Përgjithshme Letitia James.
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Rëndësia e librave në jetën tonë
Forbes: "Nuk ka më mësues të rinj, kriza epike që po përballet e gjithë bota në vitin 2024"
Kozmosi, atmosfera, uji, toka, nëntoka … shifra dhe fakte