REFLEKSION

Ngjarje e jetuar

Këtu qëndron e keqja në edukimin tonë që kemi më të rëndësishëm të tjerët se sa fëmijën tonë. Mësojini fëmijës se njeriu ka fjalën “ mjetin” e tij të komunikimit me tjetrit dhe jo prekjen.

Një baba me djalin e tij rreth shtatë vjeç erdhën në restorant dhe u ulën secili në një vend. Kur papritur djali ndroi mendje për vendin e vet dhe iu lut babait që të ndronin vendin. Babai në fillim ju kundërvu të birit duke i thënë:- rri tani, mir je aty, unë nuk lëviz”


Djali ju lut dhe nja dy minuta, më pas i sigurt që do ta bindte babin, ju afrua dhe filloi ta shtyjë të atin që të lëvizte nga vendi. Dhe babai i mërzitur nga insistimi i të birit, u ngrit dhe u ul te vëndi që i tregoi i biri. Do të thoni, por çtë bënte tjetër në sy të të tjerëve? Këtu qëndron e keqja në edukimin tonë që kemi më të rëndësishëm të tjerët se sa fëmijën tonë, i cili është në moshën që po mëson sjelljen në publik dhe sheh se si do të reagojë babai. Babai në këtë moshë të fëmijës është si Perëndia në tokë, ai i di të gjitha, është modeli dhe heroji i tij. Për fat të keq ky tip babai, nuk e di këtë të vërtetë të fëmijës për të.


Një detaj tjetër që kjo histori tregon, është detaji që ky baba u bind të plotësonte kërkesën e të birit, vetëm kur ai filloi “ta prekë”. Kujdes të rritur, prindër, edukatorë, mësues dhe të gjithë të rriturit që kanë në kujdestari fëmijë, mos i prekni kur i jepni një komandë dhe mos plotësoni një dëshirë kur fëmija ju prek. Mësoini fëmijës komandën nëpërmjet fjalës. 


Mësojini fëmijës se njeriu ka fjalën “ mjetin” e tij të komunikimit me tjetrit dhe jo prekjen. E kuptoj që është e vështirë dhe është e vërtetë që edukimi është detyra më e vështirë që njeriu përballet, por si çdo punë që duhet bërë vetëm mirë edhe edukimi këtë kusht ka, duhet bërë vetëm mirë. 


(Lira Gjika)

308 Lexime
2 muaj më parë