ditar

"Ngjyrat në jetën tonë", fizika VIII

“Ngjyrat” është tema mësimore në lëndën fizikë VIII, pjesë e programit mësimor e cila është planifikuar nga mësuesja e fizikës në shkollën “Zef Jubani”. Ndërsa ora e dytë do të jetë ushtrime. Shikoni hap pas hapi se si është ndërtuar ditari.

Shkodër më: 28/02/2018

Fusha: Shkencat e natyrës

Lënda: Fizikë

Shkalla: IV

Klasa: VIII

Mësuese: B. Dibra

Shkolla “Zef Jubani”

Tema  1:  Ngjyrat 

Tema  2: Ushtrime

Situata e të nxënit: Ngjyrat në jetën tonë të përditshme.

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore nr 1:

• identifikon ngjyrën e trupave;

• shpjegon si formohen ngjyrat nga kombinimet e dy apo tre ngjyrave bazë;

• vlerëson se pse ne perceptojmë ngjyrat e ndryshme të trupave;

• shpjegon pse trupat duken me ngjyra kur mbi to bie drita e bardhë;

• përcakton ngjyrën e trupit që shikon syri ynë kur trupi ndriçohet nga drita e bardhë;

• përcakton ngjyrën e trupit ku mbi to bie dritë me ngjyrë;

• shpjegon çfarë ndodh kur përzieni dritën e ngjyrave të ndryshme së bashku;

• shpjegon si funksionojnë filtrat; emërton tri ngjyrat bazë të dritës.


Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore nr 2:

• shpjegon zbërthimin e dritës dhe  spektrin e saj,

• tregon se drita e bardhë është e përbërë,

• dallon tre ngjyrat bazë të dritës nga ato plotësuese; 

• shpjegon si formohen ngjyrat nga kombinimet e dy apo tre ngjyrave bazë;

• shpjegon çfarë ndodh kur përzieni dritën e ngjyrave të ndryshme së bashku; emërton tri ngjyrat bazë të dritës. 

Fjalët kyçe: Ngjyra bazë, ngjyra të dyta, zbërthim ose dispersion i dritës, ngjyra bazë, ngjyra të dyta.

Burimet: Teksti fizika klasa 8, fletore pune, youtube, faqe interaktive  

Mjetet: fletore, lapsa, ngjyra, videoprojektor, pc, kartone

Lidhje me fushat kurikulare: Arte, shoqëria dhe mjedisi, biologji.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: Punë në grupe, demonstrim, diskutim, punë e pavarur.


Hapi 1: Diskutohet me nxënësit se çfarë ata dinë rreth ngjyrave. Shtrohet diskutim rreth përdorimit të ngjyrave  ku nxitet bisedë për kalimin e epokës nga filmat bardh e zi në ato me ngjyra, fotove e madje edhe deri te ndikimi tek mood-i jonë i ngjyrave. Përdorimit në lyerjet e fasadave, shtëpive, stilistëve e deri në mjekësi. (Për të nxitur diskutim paraqiten foto të këtyre momenteve me anën e videoprojektorit)


Hapi 2. Me anën e videoprojektorit nxënësit shohin materialin nga faqja e youtube:

https://www.youtube.com/watch?v=KZ-mEddsYqo

Nxitet diskutim rreth materialit të videos, të pajisur me ngjyra dhe të ndarë në tre grupe të ndryshme formojnë rrathë të ndarë në sektorë dhe të ngjyrosur me ngjyrat bazë ku secili grup pas punës prej 10 min paraqet rrethin e ngjyrave për të formuar dritën e bardhë.


Hapi 3: Thërritet në klasë “piktori i vogël” i cili ju flet shokëve për ngjyrat bazë ose primare, sekondare, terze e kështu me radhë. Ai ve theksin te ngjyrat që janë bazë quhen të tilla për arsye se janë të vetmet që nuk mund të formohen nga ngjyra të tjera, të gjitha ngjyrat e tjera janë përzierje të këtyre ngjyrave bazë. Pas “ekspertit” të vogël nxënësit plotësojnë tabelën e mëposhtme duke formuar ngjyrat me anën e përzierjeve të bojërave të piktorit. Theksohet se njihem me emra më shumë se 500 ngjyra.


Ngjyrat që bashkohen Ngjyra që formohet
1. kuqe  +  blu
2.
3.
 


Hapi 4: U flitet nxënësve për filtrat e ngjyrave se çfarë ato janë si dhe ku ato përdoren. Për të perforcuar më mirë konceptin e filtrave nxënësit “luajnë” online lojën në websitin: 

http://www.physicsclassroom.com/Physics-Interactives/Light-and-Color/Color-Filters/Color-Filters-Interactive


Hapi 5: U flitet nxënësve, për defektet në sytë e njerëzve të ndryshëm dhe më pas kalohet në google për të gjetur figura me iluzione optike, të cilat paraqiten në formën e lojës nga secili grup për të dalluar defektet në sytë e njëri –tjetrit.

Punë e pavarur: Plotësim i ushtrimeve në fletoren e punës faqe 26.


Ushtrim 1. Cili nga pohimet e mëposhtme nuk është i saktë?

A) Drita e bardhë gjatë kalimit nëpër prizmin prej qelqi zbërthehet në shtatë ngjyrat e ndryshme të spektrit. 

B) Ngjyrat e dukshme të spektrit të dritës janë: e kuqe, portokalli, e verdhë, e gjelbër, e kaltër, blu dhe vjollcë)

C) Tri ngjyrat bazë të dritës së bardhë janë: e verdhë, e kaltër dhe  vjollcë.


Ushtrimi 2. Cila nga pohimet e mëposhtme është e saktë? Ngjyra vjollcë formohet:

A) e verdhë +e kuqe

B) e gjelbër + e verdhë

C) e kuqe + e gjelbër

D) e kuqe + blu


Ushtrimi 3. Emërtoni nuancat e ngjyrave që krijohen nga bashkimi i ngjyrave


Ngjyra e dritës Ngjyra e filtrit Ngjyra që vrojtojmë
e kuqe jeshile  
e kuqe blu  
e kuqe e verdhë  
jeshil blu  
e verdhë blu  


Vlerësimi: 

Vlerësim i nxënësve nëse:

• shpjegon si formohen ngjyrat nga kombinimet e dy apo tre ngjyrave bazë;

• shpjegon pse trupat duken me ngjyra kur mbi to bie drita e bardhë;

• përcakton ngjyrën e trupit që shikon syri ynë kur trupi ndriçohet nga drita e bardhë;


Detyrë shtëpie: Plotësim i ushtrimeve 1, 2 dhe 3 faqe 55, teksti i nxënësit.

(Portali Shkollor)

8,041 Lexime
6 vjet më parë