Nis plotësimi i formularit A1 për Maturën Shtetërore 2026, thirrje maturantëve për zgjedhje të kujdesshme
Nga sot nis plotësimi online i formularit A1 për Maturën Shtetërore 2026, përmes portalit E-Albania. Maturantët këshillohen të zgjedhin me kujdes lëndët me zgjedhje, në bashkëpunim me mësuesit, prindërit dhe koordinatorët e karrierës.
Nga sot ka nisur zyrtarisht procesi i plotësimit të formularit A1 për Maturën Shtetërore 2026, i cili realizohet online përmes portalit E-Albania, sipas udhëzimeve të publikuara nga institucionet përkatëse.
Formulari A1 shërben për përcaktimin e lëndëve me zgjedhje, një hap i rëndësishëm që ndikon drejtpërdrejt në orientimin akademik dhe studimet e mëtejshme të maturantëve.
Në një mesazh drejtuar nxënësve, Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, u bëri thirrje maturantëve që ky vendim të mos merret në mënyrë të nxituar, por pas një procesi të kujdesshëm këshillimi.
“Mendojeni mirë këtë vendim të rëndësishëm, këshillohuni me mësuesit dhe me prindërit tuaj, sepse zgjedhja që bëni sot do t’ju orientojë drejt fazës tjetër të studimeve,” u shpreh ministrja.
Maturantët këshillohen gjithashtu të bashkëpunojnë me koordinatorët e karrierës, për të zgjedhur me besim në aftësitë dhe interesat e tyre, lëndët që i përfaqësojnë më mirë.
Ndërkohë, për kandidatët e Maturës Shtetërore nga vitet e mëparshme, të cilët plotësojnë formularin A1Z, aplikimet do të jenë të hapura më 11 dhe 12 shkurt. Strukturat arsimore, përfshirë shkollat, zyrat arsimore dhe drejtoritë rajonale, do të jenë në dispozicion për të ofruar asistencë gjatë procesit të aplikimit.
Plotësimi i formularëve kryhet përmes portalit:
Procesi i Maturës Shtetërore 2026 vijon me hapa të rëndësishëm për maturantët, ndërsa institucionet arsimore u bëjnë thirrje nxënësve të informohen dhe të veprojnë me përgjegjësi.
Udhëzuesi për plotësimin e formularëve A1 dhe A1Z
© Portali Shkollor - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë
Testet model të Maturës Shtetërore 2025
Matura Shtetërore 2026, rregullorja zyrtare, datat e provimeve dhe testet model për maturantët
Analiza e romanit satirik “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”