
Një laptop në skulpturën e lashtë greke?
Një skulpturë greke, që tregon një vajzë duke mbajtur një objekt në formën e një laptopi, ka ngritur teoritë konspirative se ka pasur kompjuterë që në lashtësi
Sipas teoricienëve, ky objekt është përdorur nga grekët e lashtë për të informuar Orakullin e Delfit.
Nëse do t’i besonim këto teori konspirative, atëherë skulptura greke e krijuar 100 vite para lindjes së Krishtit mund të jetë një provë se ekziston udhëtimi në kohë. Objekti duket si kompjuterët modern me dy porta USB-je.
Skulptura gjendet në muzeun J Paul Getty, në Kaliforni. Teoricienët mendojnë se ky laptop është përdorur nga Orakulli i Delfit për të lejuar priftërinjtë të lidhen me zotat për të marrë informacione të ndryshme.
Historianët nga ana tjetër mendojnë se nuk është e vërtetë. Ato argumentojnë se objekti në fjalë është vetëm një arkë druri.

(Portali Shkollor)
Shkolla “Kamza e Re” uron me mirënjohje drejtorin Tonin Doçi për daljen në pension
Një jetë mes fëmijëve me aftësi të veçanta, historia e mësuese Edlirës
"Mësueset ndihmëse, profesionistet e padukshme në rrugëtimin e nxënësve me aftësi ndryshe"