
Një letër falënderimi për Entela Pojanakun, mësuesen e klasës së parë që mbolli dashuri dhe ëndrra...
Letër falënderimi për mësuesen Entela Pojanaku nga nëna dhe kolegia Rafaela Llakmani. Një mirënjohje e thellë për mësuesen që me dashuri, durim e përkushtim ka ndikuar në jetët e fëmijëve të saj, duke lënë gjurmë të paharrueshme në zemrat e tyre.
Një letër falënderimi për mësuesen Entela Pojanaku, shkolla 9- vjeçare "Kolë Koci", nga Rafaela Llakmani (prind, kolege)
E dashur mësuese Entela!
Janë disa fjalë të vogla, që duhen thënë patjetër, për t’iu dhënë rëndësinë e duhur veprave të mëdha si kjo e juaja.
Ju jeni mësuesja e parë e fëmijëve të mi dhe kjo është një nga dhuratat më të bukura në jetët e tyre.
Që ditën e parë keni prekur zemrat e tyre duke bërë që t’ju duan pa kushte.
Ngrohtësia, fjalët e ëmbla, ledhatimet janë rrënjosur thellë brenda tyre.
Me përkushtimin dhe dashurinë e një nëne keni projektuar në mendjet e tyre kështjella përrallore, rrugë të pazbuluara dhe mrekulli të reja duke fluturuar me flatrat e fantazisë.
Keni zgjuar ëndrrat e tyre duke iu dhënë shpresë dhe jetë.
Keni zbuluar aftësitë dhe mundësitë e tyre, gjetje këto më te rëndësishme se zbulimi i Kolombit apo arritje të tjera shkencore.
Shprehja: “Kështu më ka thënë mësuesja.”, do të jetë e ligjshme për mua duke më mbushur me besim dhe siguri për gjithçka që ti ke arritur të ndërtosh në qeniet e tyre.
Të falënderoj për durimin që ke treguar dhe tregon vazhdimisht ndaj tyre, i cili në fund të ditës transformohet në një buzëqeshje dhe dy fjalë: “S’ka gjë.”
Ndihem e lumtur që një pjesë e jotja është bërë pjesë e tyrja tashmë.
Jam e bindur, që edhe pas shumë vitesh, ata do të thonë me krenari kur të të shohin në rrugë: “ Ja mësuese Entela, mësuesja jonë e pare”.
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Grigor Mina Kallajxhiu, figura e shquar e arsimit shqiptar
Nysret Kryeziu, mësuesi që luftoi regjimin e egër serb duke kontribuar falas për 9 vite në arsimin kosovar
Osman Kraja, personalitet i shquar i arsimit shqiptar (me rastin e 90-vjetorit të lindjes)