SUKSESI

Një rregull i vetëm se si mund të jeni produktiv në jetë

Programimi i asaj se çfarë ju do të bëni të nesërmen është ajo çka rezulton më efektiv për të qenë një njeri më produktiv në punë, në familje, shoqëri etj. Nga gjashtë prioritete që mund të keni për një ditë, zgjidhni ta nisni ditën me atë më të vështirin për t’u realizuar. Provojeni...

Në internet ekzistojnë me dhjetëra mënyra se si mund të jeni produktiv në jetë!

Në fakt një pjesë e madhe e tyre janë shumë të vështira për t’u përdorur! 

Nga eksperienca dhe mbas përdorimit të disa mënyrave të ndryshme, ajo çka rezulton më efektive është programimi i asaj se çfarë ju do të bëni të nesërmen. 


Të programoni në mbrëmje atë çka do të bëni të nesërmen. 


Gjithmonë ka një rregull në këtë pjesë me anën e së cilit këshillohet të keni gjashtë prioritete për ditën e nesërme. Por duhet ta nisni ditën duke realizuar prioritetin e parë që është më i vështiri. Në këtë mënyrë që në mëngjes në momentin e pare që nisni ditën do të dini saktësisht se çfarë duhet të bëni dhe se cilat do të jenë detyrat përgjatë gjithë ditës. 


Në rast se nuk arrini t’i plotësoni brenda ditës të gjashta prioritet normalisht që mund t’i spostoni në një ditë tjetër.

Kjo është mënyra më e mire për të pasur një ditë produktive dhe për t’u shndërruar në një njeri produktiv. Kështu, automatikisht shmangni dhe humbjen e kohës. 


Përgatiti: Andrit Hyselli

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,475 Lexime
3 vjet më parë