Texas

Njihuni me Mikailen, biznesmenen 11-vjeçare!

Mikaila e filloi biznesin e saj të limonadave në vitin 2009 dhe ajo e ëmbëlson limonadën e saj me mjaltë në vend të sheqerit ose sheqerit diabetik artificial, e cila është e shëndetshme dhe shpëton bletët, si dhe siguron mbështetje për bletarët.

Një vajzë 11-vjeçare në Texas sapo ka arritur një marrëveshje 11 milionë $ me Whole Foods për të shitur markën e saj të limonadës.


Limonada BeeSweet e Mikaila do të shitet në 55 dyqane në Teksas, Oklahoma, Arkansas dhe Louisiana.


Kur Whole Foods pa limonadën e saj, supermarketi ra dakord për të shitur produktet e saj në dyqanet e saj rajonale. Nëse limonada e Mikaila do të ecë mirë, ajo do të shitet në mbarë vendin.


Vajza në klasën e 6-të nga Austin, Texas, ka zhvilluar markën e saj “Me & The Bees” të limonadës në një biznes kombëtar.


Receta e saj është një kombinim i nenexhikut, farës së lirit dhe mjaltit të cilën ajo e ka trashëguar nga stërgjyshja e saj, Helen.


Mikaila e jep një pjesë të produkteve të saj për shpëtimin e bletëve.

Limonada Bee Sweet mbështet Shoqatën e Bletarëve në Texas dhe Qendrën e Qëndrueshmërisë së Ushqimit.


Mikailas i erdhi ideja për limonadën pasi u pickua nga bletët dy herë kur ajo ishte katër vjeç. “Ishte e dhimbshme. Unë u frikësova shumë prej bletëve”, -tha ajo në një intervistë për NBC.


Por më pas ajo filloi të studiojë bletët, pasi nëna e saj D’Andra e ktheu eksperiencën e saj të pickimit të bletëve në një detyrë kërkimore.


Kur Mikaila kuptoi se bletët do të mund të zhdukeshin në vitet që do të vijnë, ajo hartoi një plan për të përdorur recetën e stërgjyshes së saj, që daton në vitin 1940, e cila përdor mjaltë, për të mbledhur para për të ndihmuar bletët.


“Vitin e kaluar, bletarët kanë humbur 40% të të gjithë koshereve të tyre”, - tha ajo.

Ajo citoi Albert Einstein i cili ka thënë: “Nëse bletët do të zhdukeshin nga sipërfaqja e globit, atëherë njeriu do të ketë vetëm katër vjet të jetës të mbetura.”


Mikaila e filloi biznesin e saj të limonadave në vitin 2009 dhe ajo e ëmbëlson limonadën e saj me mjaltë në vend të sheqerit ose sheqerit diabetik artificial, e cila është e shëndetshme dhe shpëton bletët, si dhe siguron mbështetje për bletarët.


Ajo siguroi 60,000$ në shfaqjen televizive të ABC’s “Shark Tank”, vitin e kaluar dhe më pas shkoi t’i shërbente limonadë presidentit Barack Obama.


Mikaila tani është udhëheqëse e workshop-eve të ndryshme për të mësuar më shumë se si mund të shpëtohen bletët.


(Portali Shkollor)

1,590 Lexime
6 vjet më parë