Numri, matematikë VI
Mësuesja e matematikës në shkollën 9-vjeçare "Llukë Mita" Konizbalte, Urë-Vajgurore, qarku Berat Kristina Mile, ka përgatitur orën mësimore 90 minuta për klasën e gjashtë.
PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE
Fusha: Matematikë
Lënda: Matematikë
Shkalla: III
Klasa: VI
Mësuese: Kristina Mile
Shkolla 9-vjeçare "Llukë Mita" Konizbalte, Urë-Vajgurore, qarku Berat
Tematika: Numri
Situata e të nxënit: Përcaktoni njësinë e përshtatshme: Nisem nga shtëpia dhe për 5 minuta shkoj në stacion ku marr furgonin për në Urë-Vajgurore, më pas zbres dhe marr taksinë deri në Konizbalte.
Tema mësimore:
• Të punojmë me njësitë e gjatësisë
• Punojmë me kilometrat. Kthimi i njësive tek njëra-tjetra
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:
Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit: Shpreh mendimin e vet për një temë të caktuar me gojë ose me shkrim, si dhe në forma të tjera të komunikimit.
Kompetenca e të menduarit: Përzgjedh dhe demonstron strategji të ndryshme për zgjidhjen e një problem (matematikor, gjuhësor, shkencor, artistik, shoqëror) duke paraqitur rezultat të njëjtë.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave matematikore sipas temës mësimore:
Nxënësi:
*Shpreh në mënyra të ndryshme një njësi të caktuar gjatësie.
*Zgjidh ushtrime e problema me gjatësi rrugësh të shprehura në kilometra..
Fjalët kyçe: njësi themelore, shumëfish, nënfish, centimetër, milimetër, kilometri tabelë kilometrazhi.
Burimet: libri i nxënësit; fletorja e punës; Matematika 6+; raportor fletë me katrore, vizore e milimetruar; tabelë me kilometrat midis dy qyteteve.
Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: Lidhja me fushën e fizikës, si dhe atë të gjuhës dhe të komunikimit
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve:
Organizimi i orës së mësimit: Kontrolli dhe diskutimi i detyrave të shtëpisë në tabelë,si dhe bëjmë korrigjimin e gabimeve te kryera nga nxenesit.
a. Përpunimi i njohurive.( 45’ –ora I)
Pyes nxënësit se sa centimetër ka një metër. Pyes: "Duke e ditur që centimetri ka 10 milimetër, sa milimetër mund të ketë një metër? ”Pasi të përcaktoj përgjigjen, pyesni nxënësit se ç’pjesë e metrit mund të jetë milimetri.
Vizatoj në dërrasë një tabelë vendvlerash që shkon nga metri tek milimetrat. E përdor këtë për të praktikuar shkrimin e milimetrave në metra dhe anasjelltas.
Shkruaj në tabelë 5cm dhe 6mm. Pyes nxënësit se sa milimetra janë në total. Inkurajoj nxënësit të thonë se si e gjetën, për shembull, "5cm kanë 50mm, për këtë 50 + 6 jep 56mm".
Përsëris në ushtrime të tjera.U kërkoj nxënësve të matin gjatësi segmentesh të ndryshme me milimetër.
U tregoj që ta vendosin vizoren në mënyrën e duhur, në mënyrë që të bëjnë matje të sakta
B. Ndërtimi i njohurive te reja (praktikë e udhëhequr-diskuto-konkludo)
Përsëris me nxënësit duke bërë rrumbullakimin tek dhjetëshja më e afërt. Vizatoj në tabelë një vijë me numra nga 2,45 deri tek 2,47 me nënndarje një të mijtat. Ju them nxënësve numra të tillë si 2,452 dhe u kërkoj ta vendos në vijën e numrave dhe u tregoj se me cilën qindëshe është më afër. Përfshij shembuj si 2,455 dhe përsëris kur rrumbullakosni rregullin që, rrumbullakojmë gjithmonë sipër kur numri është në mesin e dy pikave
Shkruaj në tabelë një gjatësi, për shembull 5,6cm. U kërkoj nxënësve të bëjnë një vijë të drejtë me gjatësi të përafërt me gjatësinë e dhënë. Pyetini nxënësit që, pasi ta matin me vizore, të thonë se sa i saktë ishte vlerësimi i tyre.
U jap pikë sipas saktësisë, si për shembull, 2 pikë nëse gabimi ishte brenda 5mm, 3 pikë nëse ishte brenda 2mm dhe 5 pikë nëse ishte 1mm. Në fund shoh kush ka më shumë pikë.
Plotësohen vendet bosh në pjesën shpjeguese të librit dhe ushtrimi 1.
c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. (Punë individuale-diskutim në dyshe-konkluzione) Nxënësit punojnë individualisht ushtrimin 2 në libër dhe ia tregojnë atë shokut të klasës.
a. Përpunimi i njohurive. (45’ –ora II)
• Kujtohet lidhja e metrit me kilometrin.
• Plotësohet ushtrimi 1.
b .Ndërtimi i njohurive te reja (praktikë e udhëhequr-diskuto-konkludo)
• Paraprakisht është shumë e rëndësishme që nxënësit të lexojnë me kujdes tabelën e kilometrazhit të paraqitur në libër.
• Pas leximit të tabelës së kilometrazhit nxënësit punojnë e diskutojnë ushtrimin 2 e 3 në libër.
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura. (Punë individuale-diskutim në dyshe-konkluzione)
Ushtrimi 4 është një lloj tjetër tabele. Ajo shpreh distancën nga qyteti X. Kjo tabelë të shoqërohet me një skicë, për të ndihmuar arsyetimin e nxënësve.
Duke u mbështetur në ushtrimin 4 dhe duke i lidhur njohuritë me ato të fushës së fizikës, nxënësit zgjidhin dhe diskutojnë ushtrimin 5 në libër.
Lidhur me këtë nëntematikë të njësive të matjes bëhen këto pyetje vlerësuese.
• Çfarë njësish do të përdornit për të matur këtë largesë? Përse?
• Mund të më jepni një shembull se kur duhet të matim me saktësi duke përdorur milimetrat/miligramët/mililitrat?
• A mund ta ktheni në metra këtë gjatësi që është në centimetra?
• Sa litra/kilogramë/metra/ ka 2000ml/mg/cm?
• Sacm/mm/m ka në 25 km?
Vlerësimi: Vlerësoj mënyrën se si bëjnë kthimin nga një njësi e madhe matjeje në një njësi më të vogël matëse si dhe zgjidhjen e problemave që kanë të bëjnë me to. Vlerësoj mënyrën se si lexojnë tabelën e kilometrazhit dhe si i zgjidhin ushtrimet që kanë të bëjnë me veprimet me kilometra
Detyrat dhe puna e pavarur: Për detyrë shtëpie jepet faqja përkatëse në fletoren e punës.
(Portali Shkollor)
Teste të integruara për arsimin fillor dhe modele VANAF, viti shkollor 2024-2025
"Model projekti për panifikim mësimor dhe kualifikim profesional, për arsimin fillor" nga mësuesi Neritan Durro
Fletë pune në mbështetje të zhvillimit të aftësive të nxënësve me nevoja të veçanta nga Xhensila Kokoshi