Shqiptarët nëpër botë

Nxënësi ekselent shqiptar, Dario Toska, dekorohet me medalje të artë nga Donald Trump

Shqiptari Dario Toska është nderuar me medaljen e artë të ekselencës, të programit “President’s Outstanding Education Aëard” nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Kjo medalje jepet dy herë gjatë arsimit të ciklit 8-vjeçar për nxënësit e shkëlqyer.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i ka dhënë medalje një nxënësi ekselent nga Shqipëria. Ai është Dario Toska, dhe u nderua me medaljen e artë të ekselencës, të programit “President’s Outstanding Education Award”. Kjo medalje jepet dy herë gjatë arsimit të ciklit 8-vjeçar për nxënësit e shkëlqyer, në përfundim të klasës së pestë dhe asaj të tetë.


Dario sapo përfundoi me rezultate të shkëlqyera klasën e 8-të të shkollës amerikane Garmisch Elementary/Middle School në Gjermani, pjesë e sistemit të shkollave amerikane në Europë.


Shqiptari Dario Toska, bashkë me prindërit e tij, provuan këto ditë një tjetër gëzim të veçantë. Që nga klasa e parë e deri me përfundimin e klasës së tetë, ai ka pasur vetëm rezultate të shkëlqyera, duke u shpallur çdo vit si nxënësi më i mirë i shkollës. 


Edhe në vitin 2017, me mbarimin e klasës së pestë, Dario u vlerësua me këtë medalje.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,792 Lexime
3 vjet më parë