
Nxënësit e “Eftali Koçi” dhe mësuesja Aida Haxhiu: Model frymëzues pune për gjuhën dhe letërsinë shqipe
Nxënësit e klasave VIII-IX në shkollën “Eftali Koçi”, me udhëheqjen e mësueses Aida Haxhiu, krijuan revistën “Historiku i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe”. Një projekt kreativ e kërkimor që pasqyron dashurinë për gjuhën, letërsinë dhe trashëgiminë kulturore shqiptare.
Në kuadër të lëndës së Gjuhës Shqipe, nën drejtimin e mësueses Aida Haxhiu, nxënësit e klasave VIII-AB dhe IX-A, të shkollës “Eftali Koçi”, kanë realizuar një projekt të veçantë: krijimin e revistës “Historiku i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe”. Projekti u zhvillua gjatë katër orëve mësimore dhe solli një pasqyrë të pasur mbi rrugëtimin e gjuhës shqipe, letërsinë kombëtare dhe atë të huaj.
Nxënësit hulumtuan mbi shkrimet e para në shqip, formimin e shqipes standarde, dialektet, drejtshkrimin dhe kontributin e gjuhëtarëve e shkrimtarëve shqiptarë ndër shekuj. Ata përgatitën postera, ilustrime, skica dhe prezantime me figurat kryesore të letrave shqipe.
“Nxënësit janë angazhuar në mënyrë kreative dhe kërkimore në krijimin e një reviste prezantuese, përmes punimeve në format PowerPoint, duke punuar në grupe apo individualisht. Këto prezantime përfaqësojnë jo vetëm një ushtrim mësimor, por një formë ndërgjegjësimi mbi trashëgiminë tonë gjuhësore dhe kulturore, përmes syrit të të rinjve. Përkushtimi i nxënësve, serioziteti dhe cilësia e punimeve janë një dëshmi e vlerave që mund të sjellë përfshirja aktive në projektet shkollore.”- ka thënë kështu mësuesja Aida Haxhiu.
Për këtë arsye, ajo ka propozuar që një përzgjedhje e këtyre materialeve të publikohen në portalin tonë, si një shembull i mirë i angazhimit dhe krijimtarisë në mësimdhënie.
Më poshtë, ju ftojmë të hidhni sy mbi projektin e saj dhe mbi disa prej punimeve të nxënësve,revistat, të cilat janë paraqitur në formatin PDF.
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Teste të integruara për arsimin fillor dhe modele VANAF, viti shkollor 2024-2025
Tremujori tretë/ Testime dhe detyra përmbledhëse për klasat 1-5
Teste përmbledhëse për të tria periudhat në të gjitha lëndët, klasa IV