
Operacionet estetike nuk ndryshojnë karakterin e njeriut!
Pyetja e adoleshentit: Nuk më pëlqen hunda ime, më komplekson. Në cilën moshë mund ta operoj?
Përgjigjen specialistët:
Legjislacioni në lidhje me këtë ndryshon sipas shteteve, por shumica e kirurgëve nuk janë pro operacioneve estetike në moshë më të vogël se 16 vjeç, pa praninë dhe pëlqimin e prindërve. Në disa klinika bëhet një test psikologjik i pacientes përpara se të kryhet operacioni.
Specialistët këmbëngulin se nuk duhet operuar një trup që është në zhvillim dhe, aq më pak, zmadhimi ose zvogëlimi i gjoksit përpara moshës 18 vjeçe, moshë në të cilën mendohet se përfundon zhvillimi hormonal.
Sipas disa sondazheve, procedura më e kërkuar nga adoleshentët është rinoplastika, (operacioni i hundës), si dhe otoplastika (kirurgjia e veshëve); më pas vazhdon liposucioni (kirurgjia e buzëve) dhe kirurgjia e gjoksit, si për ta zmadhuar ashtu edhe për ta zvogëluar.
Sipas një sondazhi të kryer me 100 kirurgë plastikë nga Akademia Amerikane e Kirurgjisë Plastike dhe e Rikonstruktimeve, 49% e tyre kishin operuar pacientë që operacioni u ishte bërë dhuratë ose në formën e shpërblimit me kalimin e klasës.
Specialistët mendojnë se asnjë kirurgji që përdoret për të shmangur ndonjë defekt fizik nuk ndryshon as jetën dhe as karakterin e njeriut. Nëse vendos, përpara se të operohesh, duhet të kesh parasysh disa gjëra:
1. Nuk është e këshillueshme të operosh hundën deri në moshën 14-15 vjeçe, kohë në të cilën përfundon zhvillimi.
2. Sigurohu që mjeku ka kualifikimin e duhur, verifikoje këtë. Mjeku duhet të jetë i specializuar në atë fushë.
3. Specialistii kualifikuar duhet të kryejë ndërhyrjen në një qendër spitalore, që të ketë mbështetjene nevojshme mjekësore si edhe mjetet e nevojshme për të bërë operacionin.
4. Kur një mjek nuk pranon të të operojë, kuptojë si diçka pozitive: një profesionist i mirë është i aftë të dallojë kur një ndërhyrje është e nevojshme dhe përmirëson pamjen tënde fizike ose kur është e nevojshme, pasi kërkesa shtyhet thjesht nga moda ose tekat e tua.
(Marrë nga libri "Seksi, 101 pyetje dhe përgjigje", botuar nga ALBAS)
Si të përqëndrohesh dhe të mësosh më shpejt
Dua të dal, prindërit më vënë orare për t’u kthyer në shtëpi
Adoleshenti: Si të rifitoj besimin e prindërve?