IDE MËSIMORE

Orë edukative për të kaluar sa më mirë qëndrimin në shtëpi, përshtatur edhe për nxënësit me nevoja të veçanta

Qëllimi i kësaj ore edukative është largimi i stresit për shkak të izolimit nga COVID-19 duke organizuar ditën me aktivitete dhe lojëra për të gjithë fëmijët e veçanërisht për fëmijët me nevoja të veçanta. Material nga mësuesja Xhensila Kokoshi.

Këto ditë është shumë e rëndësishme t'ju qëndrojmë sa me pranë nxënësve tanë e sidomos nxënësve me nevoja të veçanta. Duhet t'i dëgjojmë se çfarë po përjetojnë nga kjo situate, si ndihen dhe me pas të kalojmë bisedën në gjëra të gëzueshme duke u dhënë ide se si të kalojnë sa më qetë dhe duke u argëtuar këtë periudhë. 


Për këtë qëllim sjellim një orë edukative për të organizuar ditën me aktivitete dhe lojra zbavitëse për të gjithë fëmijët e veçanërisht për fëmijët me nevoja të veçanta. 


 "Përdorimi i metodës me video-thirrje ku nxënësit flasin me njeri - tjetrin dhe mësuesen me zë dhe pamje e bën këtë orë shumë të dashur për fëmijët. Unë vetë e realizova dhe nxënësit u kenaqën shumë të gjithë”, kështu është shprehur për Portalin Shkollor mësuesja ndihmëse, Xhensila Kokoshi, e cila ka përgatitur këtë orë edukative. 

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

3,550 Lexime
4 vjet më parë