“Llogaritja e Ek dhe Ep”

Orë mësimi digjitale në lëndën e fizikës, klasa X-të

Kjo orë mësimi digjitale u planifikua nga mësuesja e fizikës në shkollën “Ismail Qemali” Elona Terziu me nxënësit e klasës së X-të. Tema e mësimit: “Llogaritja e Ek dhe Ep”

Fusha: Shkenca Natyrore

Lënda: Fizikë

Shkalla: V

Klasa: 10

Tematika: Energjia

Situata e të nxënit: Energjia, diskutime rreth tipeve të saj

Tema mësimore: Llogaritja e Ek dhe Ep.


Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:

1. Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit

2. Kompetenca e të menduarit

3. Kompetenca e të nxënit

4. Kompetenca personale

5. Kompetenca qytetare


Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas temës mësimore: 

Nxënësi/-ja:

1. Përshkruan energjinë, llojet dhe tipet e saj

2. Diskuton për karakteristikat e secilës tip energjie

3. Ilustron me shembuj llojet e ndryshme të energjisë


Fjalë kyç:

Energji kinetike, energji potenciale, puna mekanike, pesha, shpejtësia mesatare, masa, zhvendosja.


Burimet: teksti i nxënësit, e-libri.

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:

Matematikë

Kimi

Biologji

Teknologji


Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve (PNP) 

Bisedë, stuhi mendimesh, diagrami i Venit, punë në grupe, punë dyshe, punë e pavarur.


Organizimi i orës së mësimit

a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (PNP)


1. Mësuesi e fillon orën e mësimit duke bërë pyetje të ndryshme.

a. Çfarë kushtesh duhet të plotësojë trupi në mënyrë që ai të kryej punë?

b. A lind apo zhduket energjia?


Nxënësve ju kërkohet të japin shembuj të ndryshëm të shndërrimit dhe transformimit të energjisë.


Mësuesi i përmbledh përgjigjet e nxënësve dhe i orienton ata drejt thelbit të temës së re

b. Ndërtimi i njohurive të reja (PNP)

c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (PNP)

1. Mësuesi ndan klasën në grupe dhe jep shembuj të ndryshëm ushtrimesh, për llogaritjen e energjisë.


Vlerësimi 

Nxënësit prezantojnë zgjidhjet e ushtrimeve dhe mësuesi nxit mendimin kritik për zgjidhjen e tyre në disa mënyra.


Detyrat dhe puna e pavarur Ushtrimi 1,2,3 për detyrë klase.


Për detyrë shtëpie: Ushtrimi 4 fq 85.


Në orën e fizikës me mësuese Elona Terziu.

Klikoni këtu për të shkarkuar ditarin e kësaj ore mësimi. 


(Albina Hoxhaj, Portali Shkollor)

9,508 Lexime
6 vjet më parë