ORË MODEL

ORË MODEL/ Figura të shquara në historinë e popullit tonë.

Orë e hapur në shkollën Jakov Xoxa, Fier, mbi figurat e shquara në historinë e popullit tonë. Trashëgimia kulturore është e duhet të jetë hipoteka e shpirtit. Le të punojmë sot që të mos pendohemi mot.

Orë e hapur

Klasa: IV

Lënda: Histori

Tema: Figura të shquara në historinë e popullit tonë. 

Lloji i orës: Veprimtari

Mësuesi: Valbona Peshkëpia


Orë model u zhvillua në shkollën Jakov Xoxa, Fier, në lëndën e historisë. Nën drejtimin e mësuese  Valbona Peshkëpia, u realizuan të gjithë objektivat. Të gjithë e dimë rëndësinë e trashëgimisë kulturore dhe historike. Ajo na dihmon të njohim identitetin tonë si dhe ta respektojmë atë. Në këtë orë mësimore u nxorrën shumë mesazhe të rëndëisshme dhe kuptimplote. Nxënësit e klasës së gjashtë ishin mjaft të përgatitur dhe serioziteti i kësaj ore mësimoreu bë model për klasat e tjera. Mesazhi i percjellë ishte mjaft i qartë: Trashëgimia duhet respektuar dhe duhet vlerësuar. Nxënësi duhet të hulumtojë për të dhe duhet të diskutojë. Sigurisht, mësuesi është kurdoherë aty duke i ardhur në ndihmë.


Hulumtimi i ndihmon nxënësit të bëhen të pavarur. Kur të nxënët gërshetohet me artet ai bëhet më mbresëlënës dhe efektiv. Mësuesi në kurrikulën e re i jep më shumë hapësirë cilësore e sasiore nxënësit. Nxënësi nxitet të marrë përgjegjësi e të vetëdijësohet sa pa atë si protagonist nuk ka të nxënë.

Në këtë orë pamë nxënës të motivuar, të mirëartikuluar, gjithëpërfshirje. Veprimtaria ishte konceptuar në atë mënyrë që përveç sferës konjitive të angazhohej edhe ajo emocionale. 


Njohja e trashëgimisë është njohje e potencialeve të së sotmes, është kujtesë që na vlen për hapat që do të hedhim nesër. Kur mësues krijon kushtet që këto vlera të përftohen, ai ia ka arritur qëllimit.

Trashëgimia kulturore është e duhet të jetë hipoteka e shpirtit për gjithsecilin prej nesh e posaçërisht për intelektualin, ndaj kjo është një ftesë, një thirrje, një piskamë shpirti që ka për tagër të vetëm kujtesën, pajën kombëtare që na e lanë të parët, së cilës duhet t’i falemi të gjithë në shqimin e zemrës pa kurrëfarë interesi. Le të punojmë sot që të mos pendohemi mot.

(Portali Shkollor)

4,033 Lexime
5 vjet më parë