"Tri lëndë në gjashtë orë"

Orë model, gjuhë shqipe III

Kjo orë model në lëndën e gjuhës shqipe, klasa e tretë, është përgatitur nga mësuesja e ciklit të ulët Suada Vokshi. Dy temat janë planifikuar sipas nismës së re të MASR “Tri lëndë në gjashtë orë”.

Janar 2018

Fusha: gjuhët dhe komunikimi 

Lënda: gjuhë  shqipe                                    

Shkalla: II 

Klasa: III

Mësuese:  Suada Vokshi

Temat mësimore:  

- këpuca prej argjendi (lexojmë)

- hyrje përrallash (shkruajmë)


Rezultatet e të nxënit:  

- Krijon një tekst me fjalët e dhëna.

- Liston personazhet e përrallës duke treguar sjelljen e tyre.

- Tregon përmbajtjen duke u mbështetur në fjalitë e dhëna.

- Krijon një mbyllje tjetër për përrallën e dhënë.

- Liston shprehje të ndryshme që përdoren si hyrje përrallash.

- Plotëson paragrafin hyrës të përrallës me fjalët që mungojnë.

- Krijon një hyrje përralle duke u mbështetur në figurën e dhënë.

Situata e të nxënit:   

                 Bisedë: Po të kishe një shkop magjik, çfarë do të bëje?

                 Këngë: Shkopi magjik 

Fjalët kyçe: Këpucë prej argjendi, yll, xixëllimë, penj, hyrje përrallash.

Burimet materiale: Fletë të bardha, teksti i nxënësit, manjetofon, CD -kënga “Shkopi magjik”.

Metodologjia: Parashikim me terma paraprak, Lexim me ndalesa, Pesëvargësh, lexo- kupto-krijo.

Lidhja me fushat e tjera:  Artet (muzikë), shoqëria dhe mjedisi.


Zhvillimi i orës mësimore: 

Situata e të nxënit: Bisedë

Diskutojmë së bashku: Po të kishe një shkop magjik, çfarë do të bëje?

Dëgjojmë këngën: Shkopi magjik .....  më bëj më bëj një Zanë ....


Parashikim me terma 

Kërkoj nga nxënësit që të krijojnë një përrallë me fjalët e dhëna (10 – 12 minuta)

Lexohen punimet e nxënësve. Shoqërohen krijimet me shprehje vlerësuese.


Lexim me ndalesa

Shkruaj në tabelë titullin e pjesës: Këpuca prej argjendi

Si mendoni ju, për çfarë do të bëjë fjalë teksti? 

U lexoj nxënësve përrallën pjesë -pjesë dhe komentojmë çdo fragment.

Për çdo fragment u drejtoj nxënësve pyetje dhe ato japin përgjigje duke parashikuar se si do të vazhdojë përralla. 


Lexim – ndalesa I     Ishte një herë një nënë ............  më  të voglit të fëmijëve.

Lexim – ndalesa II    Për fat, fëmija i vogël..............................  të  gjente diçka tjetër. 

Lexim – ndalesa III   Në mbrëmje ajo vendosi..............................problem në këmbë?

Lexim – ndalesa IV   Ylli i vogël u afrua ............................  të parë mbi dhe?

Lexim – ndalesa V     I shkreti yll ............................  për vogëlushin. 

Lexim – ndalesa VI    Nuk mund të tregohet .................. nga një yll. 


Pyes nxënësit: 

- A ju pëlqeu përralla?

- Si ndiheni kur lexoni hyrjen e përrallës?

- Po kur lexoni fundin e përrallës?

- A mendoni ndonjë mbyllje më të bukur ose ndryshe ?


Krijojmë një pesëvargësh për Yllin


YLLI

__________________           ____________________  

____________________       __________________      __________________

_____________________________________________________________________

__________________________  



Punë individuale 

Nxënësit punojnë ushtrimin: Lexoj dhe kuptoj fq.109

Emërtoj nxënësit me numra  1-2... 1-2... 1-2...

U kërkoj të gjithë nxënësve me numrin 1 të gjejnë në tekst dhe të qarkojnë 10 emra në  numrin shumës dhe nxënësve  me  numrin 2 të gjejnë dhe  të  qarkojnë 10 emra në  numrin njëjës.

Nxënës të ndryshëm lexojnë emrat e qarkuar sipas ndarjes.


Lexo- kupto-krijo

Pyes  nxënësit: Si filloi përralla jonë? Si mund të fillonte ndryshe? 

Cilat janë shprehjet që përdoren për hyrje përrallash ? 

Punojmë me tekstin  fq.110.

Punohen ushtrimet 1 dhe 2 në libër


Detyrë shtëpie 

Puno në fletore ushtrimin 3 fq.110. Shkruaj një hyrje përralle.


Vlerësimi i nxënësve   

Vlerësohen nxënësit me fjalë dhe shprehje vlerësuese për:

- krijimin e një teksti me fjalët  e dhëna.     

- përshkrimin e personazheve të përrallës duke treguar sjelljen e tyre.

- përmbajtjen e treguar duke u mbështetur në fjalitë e dhëna.

- krijimin e një mbyllje tjetër për përrallën e dhënë.

- gjetjen e shprehjeve të ndryshme që përdoren si hyrje përrallash.

- plotësimin e paragrafit hyrës të përrallës me fjalët që mungojnë.

- krijimin e një hyrje përralle duke u mbështetur në figurën e dhënë.

(Portali Shkollor)

9,671 Lexime
6 vjet më parë