"Tri lëndë në gjashtë orë"

Orë model, matematika I

Kjo orë model në lëndën e matematikës është përgatitur nga mësuesja e ciklit të ulët Suada Vokshi. Dy temat janë planifikuar sipas nismës së re të MASR “Tri lëndë në gjashtë orë”.

Janar 2018

Fusha: matematikë

Lënda: matematikë 

Shkalla: I  

Klasa: I

Mësuese:  Suada Vokshi

Temat mësimore:

- mbledhja  e  numrave  deri në  dhjetë   fq. 79

- mbledhja e numrave  deri në  dhjetë   fq. 80 


Rezultatet e të nxënit:  

- Kryen veprime  mbledhjeje  me  një  mbledhor 5 .

- Gjen shumën deri në dhjetë duke plotësuar ose duke veçuar pesën. 

- Kryen mbledhjet në boshtin numerik.


Situata e të nxënit:  

Gjej shumën duke përdorur gishtërinjtë.

Fjalët kyçe: mbledhor, shumë , plotëso pesën, veço pesën, bosht numerik 

Burimet materiale: Kompleti i lapsave me ngjyra, teksti i nxënësit, lapustila, tabakë A2, shkumësa me ngjyra.

Lidhja me fushat e tjera: Artet (arti pamor), Gjuhët dhe komunikimi   

Metodologjia: Veprimtari  e  udhëhequr, bisedë,  zbulim, punë në çifte, punë në grupe.


Zhvillimi i orës mësimore:  

Situata e të nxënit

Veprimtari: Kryejmë veprime mbledhje me gishtërinj

U kërkoj nxënësve të nxjerrin 5 gishtërinj, shtoni dhe një. Sa gishtërinj keni gjithsej?

Shkruaj në tabelë  5 + 1 = 6 (mbledhori 5 + mbledhori 1 = shuma 6)

Të njëjtën veprimtari ndjekim dhe për shumat  7 , 8 , 9 , 10

U shpërndaj nxënësve nga një fletë të bardhë dhe u kërkoj të vizatojnë 

- Vizato 4  rrethorë 

- Shto  dhe  3  rrethorë  

- Ngjyros 5 rrethorë 

- Qarko rrethorët e ngjyrosur                                                        

- Ne  gjetëm  shumën  duke  plotësuar  pesën                  


4 + 3 =  (  4  +  1 ) + 2

=  5 + 2

=   7

                                              

Ndjekim  të  njëjtin  shembull  dhe  për  shumat  4+ 2 ,  4+ 4 

Nxënësit  punojnë  në  dyshe me  shokun e bankës

Vizatoj  në  dysheme  një  bosht  numerik  dhe  kërkoj nga nxënësit të gjejnë shumat  (gjejmë  shumat  duke luajtur) 

3 + 4  ,    4 + 3 ,   4 + 4 ,   5 + 2,   5 + 3 ,  5 + 4 ,  6 + 2 ,  6 + 3 ....

• Punojmë  me  tekstin  fq. 79

• U shpërndaj  nxënësve  përsëri  nga  një  fletë  të  bardhë  dhe u  kërkoj  të  vizatojnë : 

- Vizatoni  6  rrethorë 

- Shtoni  dhe  3  rrethorë

- Ngjyrosni 5  rrethorë  

- Qarkoni  rrethorët  e  pangjyrosur 

- Sa  rrethorë keni   ngjyrosur ?  ( 5  rrethorë )                              

- Sa  rrethorë keni  të pangjyrosur ?  ( 2  rrethorë )

- Sa  është shuma  e  rrethorëve ?

- Ne  gjetëm  shumën  duke  veçuar pesën              

6  +  3  =  5  + (  1 + 3 )

=  5  + 4 

=  9      

• Ndjekim  të  njëjtin  shembull  dhe  për  shumat  6 + 2 , 6 + 4 ,  6 + 1 

• Punojmë  me  tekstin  fq. 80


Detyrë shtëpie 

Kopjo në  fletore ushtrimin D fq. 80 tekst


Vlerësimi i nxënësve

Vlerësohen nxënësit me fjalë dhe shprehje vlerësuese për:

- saktësinë  e  kryerjes  së  veprimeve me shumë deri në 10, 

- saktësinë e  ndjekjes  së  veprimeve dhe dhënies së përgjigjeve. 

- kryerjen e veprimeve të mbledhjes me një mbledhor 5.

- gjetjen e shumës deri në dhjetë duke plotësuar pesën. 

- gjetjen e shumës në boshtin numerik.

- gjetjen e shumës deri në dhjetë duke veçuar pesën.

(Portali Shkollor)

11,136 Lexime
6 vjet më parë