Orë model në Anglisht 8, “City life vs Country life” nga mësuesja Klotilda Nikaj

Mësuesja Klotilda Nikaj zhvilloi një orë model në anglisht me temën “City life vs. Country life”, duke përdorur metoda aktive, role, punë në grup dhe teknologji. Nxënësit analizuan, diskutuan dhe shprehën opinionet e tyre në mënyrë të qartë dhe argumentuese.

Për marrjen e titullit “Mësues i kualifikuar”, mësuesja Klotilda Nikaj zhvilloi një orë model në lëndën e anglishtes me nxënësit e klasës së tetë, me temën "City life vs. Country life". Kjo orë u ndërtua sipas metodologjisë PPP (Present-Practice-Produce) dhe synonte të nxiste kompetencat komunikative, kritike, personale, digjitale dhe të ndërgjegjësimit mjedisor.

Ora nisi me një prezantim interaktiv dhe përdorimin e një videoje për të ngjallur interesin dhe diskutimin rreth jetës në qytet dhe në fshat. Më pas, përmes punës në grupe dhe aktiviteteve të ndryshme si Venn diagram dhe Hot Seat, nxënësit krahasuan dy mënyra jetese, shprehën mendimet e tyre dhe argumentuan në role të ndryshme.


Për të vlerësuar përvetësimin e njohurive, ora përfundoi me një kuiz në platformën Kahoot, si dhe me një vetëvlerësim të nxënësve mbi pjesëmarrjen dhe përfshirjen e tyre. Si detyrë shtëpie, nxënësit u udhëzuan të shkruajnë një ese të shkurtër mbi preferencat e tyre mes jetës në qytet apo në fshat.


Ora model dëshmoi përkushtimin profesional të mësueses Nikaj, përfshirjen aktive të nxënësve dhe zbatimin efektiv të metodave bashkëkohore në mësimdhënie.



Të plotë materialin e orës e gjeni më poshtë në PDF



© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

488 Lexime
1 javë më parë