ORË MODEL

Orë model në lëndën e gjuhës shqipe

Orë model në lëndën gjuhë shqipë, mbi parafjalët. Ora e hapur mësimore është organizuar nga mësuese Elona Trota, Klasa VIII, Shkolla e mesme e bashkuar "Qazim Shehu" Shtiqen-Kukës.

Ore model, Klasa VIII, Shkolla e mesme e bashkuar "Qazim Shehu" Shtiqen-Kukës, Mësuese Elona Trota


Fusha: Gjuha dhe komunikimi

Lënda: Gjuhë shqipe

Rubrika: Njohuri gjuhësore 


Tema mësimore: Parafjalët sipas strukturës morfologjike

Situata e të nxënit:  Dallojnë parafjalët në tekste të ndryshme.


Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore:

Nxënësi:

- Dallon parafjalët në tekstin e dhënë;

- Ndan parafjalët sipas rasave;

- Formon fjali me parafjalë të rasave të ndryshme;


Fjalët kyçe: Parafjalë emërore, gjinore, dhanore, kallëzore, rrjedhore, të  parme  

Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësit: Stuhi mendimi 

Mesimin e nisim me kontrollin e detyrave te shtëpise, më pas drejtojmë pyetjetÇfarë  dini për parafjalët 

Ndërtimi i njohurive të reja: Stuhi mendimi; pema e mendjes, vedosim në qendër të tabelës fjalën kyq dhe rreth saj veçoritë përkatëse. Tabela plotësohet në  dërrasë  nga një  numër sa më  i madh nxënësish të  angazhuar gjatë  orës mësimore. Ata ndajnë parafjalët sipas rasave dhe sipas formimit.

Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë e pavarur

Vendosim një tabak letre në tabelë dhe nxënësit nënvizojnë parafjalët në teksin që ndodhin në të.

Më pas punohen ushtrimet e dhëna në  tekst.

Ushtrimi nr,1

Ushtrimi nr.2

Ushtrimi nr.3

Ushtrimi nr.4


Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për përdorimin drejt të  parafjalëve në  fjali duke e dalluar nga pjesë të tjera të  ligjaratës etj.

Detyrë  shtëpie : Ushtrimi nr.5. Shkruani një tekst të shkurtër, ku të përdorni të gjitha llojet e parafjalëve sipas rasave dhe ndërtimit të tyre: të thjeshta, të përngjitura dhe shprehje parafjalore.

(Portali Shkollor)

9,591 Lexime
5 vjet më parë