Pajisjet elektronike dhe pasojat e rënda në zhvillimin socio-psiko-motor të fëmijëve
Është e rekomandueshme në mendimin tim, jo vetëm një reduktim i kohës që fëmija duhet të kaloje me rrjetin virtual, por rritja e kohës së aktivitetit që ai duhet të bëjë, si dhe një rritje e prezencës së prindërve për të luajtur me të vegjëlit e tyre.
Në lidhje me problematikat e telefonisë, si dhe të tablet-it, tashmë është një realitet global i cili gjithnjë e më shumë po vë në provë zhvillimin e fëmijës në dimesionet e tij si individ. Një studim i vitit 2017 i prezantuar në konventën e pediatrisë (Pediatric Academic Societes) ka konkluduar që brenda vitit të parë të jetës 1 fëmijë në 7 është përdorues i teknologjisë mobile ose tablet me ndihmën e prindit për të paktën 1 orë në ditë.
Ky investigim është bërë nga Einstein Medical Center i Filadelfia-s. Studimi ka konkluduar që në rritjen e muajve të fëmijës rritet edhe kohëzgjatja pranë dispozitive mobile dhe tablet, me vlera 26% brenda 2 viteve dhe 38% e fëmijëve 4 vjeç të paktën e përdor për 1 orë në ditë.
Vetëm 30% e prindërve ka deklaruar gjatë studimit se të paktën ka folur me pediatrin për problematikën e studimit. Është shumë e rëndësishme, shpjegon znj.Novara, përgjegjësia e studimit, e cila saktëson rëndësinë që fëmija duhet të mos ketë kontakte me botën virtuale pasi janë limituese në psikologjinë e fëmijës, kapacitetit të tij relacionues, si dhe zhvillimin neuro-konjitiv. Probleme këto që pasqyrohen në vështirësinë e fëmijës për të ecur, folur, lozur apo për të krijuar lidhje afektive me prindërit,vëllezerit apo dhe njerëz të rrethit të afërm. E gjitha në dëm të krijimit të një autonomie personale të vet fëmijës.
Një tjetër studim i “Boston University School of Medicine” dhe i “Cohen Children Medical Center”, dispozitivët me ‘touchscreen’ ka vërtetuar që përdorimi i tastierës digitale te fëmijët ngadalëson zhvillimin e të shkruarit për të paktën 2 vjet. Një kërkim tjetër i kryer nga studiues spanjoll dhe e publikuar në Sunday Mirror, ka treguar pas analizave të kryera me skaner Cateen, mjet i cili mat aktivizimin celebral ndaj efekteve të teknologjisë virtuale, që ndikimi i këtyre të fundit ka reduktuar ndjeshëm aspektet motore relacionuese dhe konjitive te fëmijët dhe tek të rinjtë, kategori kjo e fundit me rrisk të lart ndikimi ndaj teknologjisë.
Të dhënat e kërkimit janë shqetësuese pasi është rritur agresiviteti i të rinjve dhe fëmijëve, ka rënë kreativiteti i lojrave dhe dëshira për të socializuar. Dr. Klieeisen ka pohuar se, “në observimet e këtij studimi kemi kuptuar në detaje se si dhe çfarë i ndodh trurit të fëmijës në kontakt me teknologjinë." Të dhëna këto, të konfirmuara edhe nga Universiteti i Zyrihut, i cili ka treguar se dëmet janë edhe në nivel të aktivitetit subkortical të encefalit (trurit). Kjo si pasojë e ndryshimeve të përqëndrimit të dopaminës (neurotrasmetues) e cila krijon vartësi nga interneti dhe imazhet e krijuara në menyrë virtuale (videogames). Ky çrregullim i niveleve të dopaminës është një nga shkaktarët kryesor të depresionit mes të rinjve si dhe apatizmit (inaktivitetit emocional) infantil. Por në shikimin e realitetit tonë shqiptare vërehet një pakujdesi shumë e madhe në përdorimin e telefonave dhe tablet nga ana e prindërve, si dhe e fëmijëve. Në dëm kjo të shëndetit të vet fëmijës. Është e rekomandueshme në mendimin tim, jo vetëm një reduktim i kohës që fëmija duhet të kaloje me rrjetin virtual, por rritja e kohës së aktivitetit që ai duhet të bëjë, si dhe një rritje e prezencës së prindërve për të luajtur me të vegjëlit e tyre.
(Dorian Meta, pedagog në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, Tiranë për Portalin Shkollor)
Mësuesi i informatikës - nxënësve: Bëhuni programues!
10 opsionet e tastierës që secili nga ju duhet t’i dijë
Programi Excel, përdorimi i tij hap pas hapi